HTC planifikon të zhvillojë sistem të ri operativ

Një raport i publikuar nga Wall Street Journal thotë që HTC është duke punuar në një sistem të ri operativ, që do të përdoret për të rritur praninë e vet në Kinë.

Duke cituar burime anonime, WSJ thotë që projekti është mbikëqyrur nga zëdhënësi i HTC-së, Cher Wang, dhe është duke u zhvilluar duke ndjekur diskutimet me qeverinë kineze dhe publikimin e një punimi që thotë që industria është duke u mbështetur së tepërmi në sistemin operativ Android të Google.

Derisa nuk ka ndonjë hollësi tjetër teknike nga ndërmarrja në raport, si platforma në të cilën sistemi i ri do të ndërtohet dhe është deklaruar që softueri i ri do të fus aplikacionet e posaçme kineze për rrjete shoqërore si Weibo, në të njëjtën mënyrë sikur që ka vepruar Apple me Facebook dhe Twitter në iOS.

Nuk është sistemi i parë i ri operativ për të cilin kemi dëgjuar këtë vit, teksa shumë ndërmarrje të tjera, duke përfshirë këtu Mozilla-n dhe Samsung-un janë po ashtu duke punuar në thyerjen e pozitës së fuqishme që ka Google në industrinë e sistemeve operative.

Nuk është befasi që HTC ka vendosur të shkojë rrugës së vet në vend se të zgjedhë ndonjë alternativë ekzistuese si SO-ja Firefox, por natyra e hapur e sistemit të ri operativ të Mozillas është jo aq tërheqëse për zyrtarët kinezë, sikur Androidi.

Megjithëse kanë të njëjtën gjuhë dhe përafrim gjeografik, lidhjet mes HTC-së nga Tajvani dhe Kinës nuk janë edhe aq të fuqishme. Ndërkohë analistët thonë se mund të ketë dhe ndryshime të financave të ndërmarrjes në të ardhmen.

Shkrirjet me ndërmarrjet kineze si Huawei dhe Lenovo janë sugjeruar si një rrugë për të hapur tregun kinez, por duke zhvilluar një sistem të ri operativ specifik kinez, HTC do të mund të shmangte një zgjidhje të tillë ekstreme. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakHidhet bomba 'napalm' në një shkollë në Siri, së paku 10 fëmijë të vdekur
Artikulli vijuesSprovat për besimtarët: një lëkundje jete