Sprovat për besimtarët: një lëkundje jete

Jeta e njeriut në këtë botë sʹështë e qëndrueshme. Ai kalon nëpër periudha lumturie e ankthi, të fuqisë e të dobësie, të pasurisë e të skamjes, të shëndetit e të sëmundjes, etj. Besimtari i vërtetë është ai, që ruan një shkallë të qartë Imani gjatë lëkundjeve në këtë jetë. Ai vazhdon ta kujtojë Allahun dhe tʹia përshkruajë dhuntitë Atij, tʹi kthehet Atij i nënshtruar, duke kërkuar ndihmë për vrerosjet e tij. Kjo është përshkruar nga i dërguari, salallahu alejhi ue selam, i cili ka thënë:

ʺËshtë e mahnitshme çështja e besimtarit. E tëra është e dobishme përtë. Nëse i jepet jetesë e rehatshme, ai falënderon, dhe kjo është mirë përtë; nëse goditet me fatkeqësi, ai tregohet i qëndrueshëm, dhe kjo është mirë përtëʺ. [Muslim]

Allahu ka thënë:

ʺMe siguri do tʹju sprovojmë me frikë, me uri, me humbje pasurie, të jetës e të fryteve, porpërgëzoji të duruarit, ata që, kur goditën me ndonjë fatkeqësi, thonë:ʹAllahut i përkasim dhe Atij do tʹi kthehemiʹ. Këta janë ata, që do të bekohen dhe do të mëshirohen nga Zoti i tyre, dhe këta janë të udhëzuaritʺ. [el‐Bekare, 155‐157]

Kështu, besimtari tregohet falënderues përtë gjitha bekimet që i jep Allahu dhe tregohet i duruar e i nënshtruar gjatë sëmundjes, gjatë vështirësive, gjatë urisë e të tjera fatkeqësive.

Vështirësitë i bëjnë dobi besimtarit

Allahu ka caktuar që, në këtë jetë, vështirësitë dhe fatkeqësitë tʹi godasin si besimtarët, ashtu edhe mosbesimtarët. Për një mosbesimtar ato janë bezdisje që e pengojnë në jetesën e tij të përditshme. Për një besimtar, në anën tjetër, ato janë rast për pushim dhe për kujtim, sprova që sjellin shpërblime të mëdha si edhe tregues për shlyerje mëkatesh. Pavarësisht nga vogëlsia e dëmit, i cili e godet besimtarin, kjo mbart lajme të mira përfalje dhe për ngritje gradash [në xhenet]. Paraardhësit e Drejtë kënaqeshin, kur ngarkoheshin me ndonjë vështirësi, duke e parë këtë si shenjë të faljes dhe të dashamirësisë nga ana e Allahut.

Shlyerje mëkatesh

Ebu Hurejre,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺVështirësitë vazhdojnë ta godasin besimtarin dhe besimtaren në trupat e tyre, në familjen dhe në pasurinë e tyre, derisa ta takojnë Allahun, më të lartin, pa mëkateʺ. [Tirmidhi]

Shenjë e dashurisë së Allahut

Ebu Hurejre,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺKurdo që Allahu do mirësi për një njeri, e godet me fatkeqësiʺ. [Buhari dhe të tjerët]

Shenjë e imanit

Ebu Hurejre,radijallahu anhu, dhe Kaʹb bin Malik,radijallahu anhu, kanë transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺShembulli i besimtarit është si i një bime të njomë: era e lëkund atë nga të gjitha anët. Kështu qëndron puna edhe më besimtarin: ai vazhdon të goditet me fatkeqësi të ndryshme. Shembulli i hipokritit është si i drurit të fortë të pishës: ai nuk lëkundet, derisa të çrrënjoset i tëriʺ. [Buhari dhe Muslim]

Shenjë e drejtësisë

Pejgamberët dhe njerëzit e drejtë goditen me fatkeqësi më së shumti dhe shpërblehen më së shumti. Saʹd,radijallahu anhu, ka transmetuar nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:

ʺVuajtjet më të mëdha i përjetojnë pejgamberët, pastaj më të mirët, pastaj të tjerët [sipas radhës]. Njeriu sprovohet në përputhje me besimin e tij. Nëse besimi i tij është i madh, sprovën e ka të ashpër; nëse besimin e ka të vogël, sprovën e ka të lehtë. Vërtet, njeriu goditet vazhdimisht me fatkeqësi, derisa të ecën midis njerëzve pa mëkateʺ. [Ahmed, Tirmidhi]

Dënim i hershëm

Enes,radijallahu anhu, ka transmetuar që pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:

ʺKur Allahu do mirësi për një rob të vetin, Ai ia shpejton dënimin në këtë jetë, kurse, kur do ta ndëshkojë, Ai ia mban mëkatet, për ta gjykuar me to në Ditën e Ringjalljesʺ. [Tirmidhi]

Shumëfishim shpërblimesh

Enes,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari, salallahu alejhi ue selam:

ʺSasia e shpërblimit është në përputhje me përmasat e vuajtjes. Kur Allahu, më i larti, e do një popull, Ai i sprovon ata [me fatkeqësi]. Atëherë, ai që mbetet i kënaqur[me caktimin e Allahut], ka arritur pranimin e Allahut; ai që mbetet i pakënaqur, do ta tërheqë hidhërimin e Allahutʺ. [Tirmidhi]

Shpërblimi për sëmundjen

Njeriu sʹbën ta konsiderojë sëmundjen si një episod të ngrysur, por duhet ta kujtojë mirësinë e madhe që ajo ka. Kjo përbën një formë fatkeqësie, me të cilën Allahu i sprovon robërit e vet, duke u dhënë atyre rast përtë fituar shpërblime, siç u shpjegua më lart dhe siç shpjegohet më tutje në tekst.

Hiqje mëkatesh dhe ngritje gradash

Ebu Hurejre,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺKurdo që muslimani dëmtohet me sëmundje apo me çështje tjera, Allahu ia lëshon mëkatet, për shkak të kësaj, mu siç i lëshon lisi gjethetʺ. [Buhari dhe Muslim]

Ebu Seʹid el‐Hudri,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺMuslimani nuk goditet me vështirësi, me sëmundje, me mërzi a pikëllim, madje edhe nëse shpohet nga një gjemb, veçse Allahu ia shlyen mëkatet, për shkak të kësajʺ. [Buhari dhe Muslim]

Seʹid ka thënë:ʺIsha me Selmanin,radijallahu anhu, kur ai vizitoi një të sëmurë në Kindeh [në Persi] dhe i tha atij:ʹShpreso të mira, sepse Allahu bën që, nëpërmjet sëmundjes, tʹi shlyhen mëkatet besimtarit dhe të pushojë. Mirëpo, kur mosbesimtari sëmuret, ai është sikur një deve, pronari i së cilës e lidh dhe pastaj e liron – ajo nuk kupton përse u lidh apo përse u liruaʹʺ. [Buhari]

Aisha,radijallahu anha, ka transmetuar:ʺNjë herë e një kohë, pejgamberi u sëmurë, gjë që e bëri të shtrihej në shtratʺ.

Ajo i tha:ʹPo ta bënte këtë ndokush prej nesh, do ta fajësojeʹ.

Ai, salallahu alejhi ue selam,reagoi:ʺTë drejtëve u ashpërsohet sëmundja. Kurdo që një besimtar dëmtohet me anë një vështirësie, qoftë edhe një gjemb apo më shumë, i hiqet një mëkat, për shkak të kësaj, dhe ngrihet për një gradë [në xhenet]ʺ. [Ahmed]

Mbajtja e shpërblimit për veprat, përpara sëmundjes

Zakonisht, kur një besimtar sëmuret, ai nuk është në gjendje ta kryejë adhurimin e njëjtë si kur është i shëndoshë. Por, Allahu, nga mëshira e madhe që ka, vazhdon tʹia shënojë veprat e mira të cilat u detyrua tʹi ndalte, për shkak të sëmundjes së tij. Ebu Musa el‐Eshari ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺPër udhëtarin dhe të sëmurin veprat shënohen në përputhje me atë çfarë bënte, kur nuk ishte udhëtar dhe kurishte i shëndoshëʺ. [Buhari]

Enes,radijallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺAsnjë trup muslimani nuk dëmtohet nga Allahu veçse Ai ia shënon veprat në përputhje me çfarë bënte kurishte i shëndoshë, për sa kohë që është i sëmurë. Kështu, nëse ia merrjetën, e fal; nëse e shëron, e pastron nga mëkatetʺ. [Buhari]

Ukbeh bin Amir ka transmetuar nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:

ʺVeprat e secilës ditë vulosen me të. Kështu, kur besimtari sëmuret, engjëjt thonë:

ʹO Zoti ynë,robit tënd i ka ndodhur kështu e kështu. Ti e ke penguar atë [nga bërja e veprave të mira]ʹ.

Zoti përgjigjet:ʹVuloseni ditën e tij në përputhje me veprat e tij [të zakonshme], derisa të shërohet apo të vdesëʹʺ.[Ahmed]

Arsye për shpërblim

Atta bin Rebah ka transmetuar se Ibn Abas,radijallahu anhu, i ka thënë atij:

ʺA dëshiron ta shohësh një grua nga banorët e xhenetit?

Ai u përgjigj:ʹPoʹ.

Ai i tha:ʹJa, kjo zezakja. Ajo pat ardhurtek pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, dhe pat thënë:ʹPo përjetoj sulme [epileptike] dhe po zbulohem [për shkak të kësaj], kështu që lute Allahun për muaʹ.

Ai tha:ʹNëse do, ji e duruar dhe do ta fitosh xhenetin; nëse do, do ta lus Allahun të të shërojʹ.

Ajo u përgjigj:ʺDo të jem e duruar, por po më zbulohet trupi [nga rënia], kështu që lute Allahun të mos zbulohemʹ, dhe ai, salallahu alejhi ue selam, veproi kësisojʺ. [Buhari dhe Muslim]

Dijetarët kanë dalluar në mendime rreth asaj se a shpërblehet personi për vetë sëmundjen apo për shkakun se tregoheti duruar gjatë saj. Mendimi i saktë është se, nëse ai tregohet i duruar dhe i nënshtrohet vullnetit të Allahut, si në hadithin e mësipërm, ai do të shpërblehet, si për nënshtrimin, ashtu edhe për sëmundjen. Përndryshe, ai nuk do të shpërblehet fare, sepse nuk e ka duruar caktimin e Allahut. Kjo është çfarë duhet të kuptohet nga fjalët e Ibn Haxher el‐Askalanit:

ʺHadithet autentike janë të qarta, në lidhje me atë se shpërblimet shënohen, pasi muslimani të dëmtohet. Për sa i përke
t durimit dhe pranimit, këto janë virtyte përtë cilat njeriu mund të fitojë 
shpërblime shtesë, përveç atyre të dëmitʺ.

Abdullah ibn Amr ka transmetuar nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam:

ʺNëse muslimani shpohet nga një gjemb në këtë jetë dhe kërkon shpërblim për këtë nga Allahu, do tʹi hiqen disa nga mëkatet në Ditën e gjykimitʺ. [Buhari]

 

/shejh Selim el‐Hilali/Shkoqitur nga ʺUdhëtimi i pashmangshëm – sëmundja, vdekja dhe varriʺ

/mburoja.net/kohaislame

 

Artikulli paraprakHTC planifikon të zhvillojë sistem të ri operativ
Artikulli vijuesIsa drejt nominimit