’’HUMAN RIGHTS WATCH’’: IZRAELI SHKELI LIGJET E LUFTËS NË RRIPIN E GAZËS

Ushtria izraelite, që ndërmori një sulm ajror më 18 nëntor kundër një shtëpie në Rripin e Gazës dhe që i kushtoi jetën 12 palestinezëve, katër prej të cilëve fëmijë, ka kryer një shkelje të hapur të ligjeve të luftës”, konfirmoi sot në një raport OJQ-ja ”Human Rights Watch” (HRW).

”Kjo, goditje më e përgjakshmja e operacionit të ndërmarrë nga Izraeli nga 14 deri më 21 nëntor në Rripin e Gazës, që qeveris Hamasin, shkaktoi vdekjen e Mohammad Jamal al-Dallou, agjent i një njësie të policisë të autoriteteve të Hamasit dhe nëntë anëtarëve të familjes së tij dhe dy fqinjëve”, sipas HRW.

“Mundësia që sulmi kundër një shtëpie civile mund të shkaktojë vdekjen e shumë civilëve, bën që ky operacion të jetë i paligjshëm”, nënvizoi OJQ në një komunikatë.kohaislame

Artikulli paraprakAKR mund të dalë nga Qeveria
Artikulli vijuesBERLUSKONI PLANIFIKON T’I RIKTHEHET SKENËS POLITIKE