Separatistët vazhdojnë të shkelin armëpushimin, vriten 2 ushtarë ukrainas

0
181
Sipas autoriteteve të Ukrinës, separatistët që nga mbrëmja e ditës së djeshme kanë shkelur 50 herë armëpushimin dhe se tensioni në lindje është rritur më tej.
 
 Separatistët në lindje të Ukrainës në 24 orët e fundit kanë kryer 50 shkelje të armëpushimit dhe se 2 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë nga Qendra e Anti Terrorizmit nga ku drejtohen dhe operacionet kundër separatistëve në lindje theksohet se separatistët që nga mbrëmja e ditës së djeshme kanë shkelur 50 herë armëpushimin dhe se tensioni në lindje është rritur më tej. Në deklaratë duke u theksuar se separatistët kanë ndërmarrë sulme me tanke 120 mm dhe armë të rënda të kalibrit 122 mm të cilët në kuadër të marrëveshjes së Minskut duhet ti tërhiqnin nga vija e frontit, gjithashtu theksohet se në këto sulme kanë humbur jetën 2 ushtarë.
 
Në deklaratë më tej theksohet se në sulmet e ndërmarra nga separatistët në 24 orët e fundit, objektiv i tyre kanë qenë trupat ushtarake të vendosura në afërsi të rajoneve  Peski, Avdeevka, Şirokino, Granitnoe, Çermalık, Leninskoe, Opitnoe, Lozovoe, Sçastye, Luganskoe dhe Mirnoe. Trupat e ushtrisë bëjnë të ditur se ata janë duke iu përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit të Minskut dhe se ata janë vetëm duke iu kundërpërgjigjur sulmeve të separatistëve.
 
Edhe pse mes separatistëve në lindje dhe qeverisë së Ukrainës më 12 shkurt u arrit një marrëveshje armëpushimi e cila u nënshkrua në Minsk, akoma në rajon konfliktet janë në vazhdim, ku gjithashtu palët akuzojnë njëra- tjetrën për shkelje të armëpushimit.kohaislame.com