Humbin jetën mbi 30 punëtorë kinezë

Në rrëshqitjen e dheut të digës së hidrocentralit në provincën kineze Seçuan kanë humbur jetën mbi 30 punëtorë kinezë.

Televizioni shtetëror CCTV njoftoi se në momentin e fatkeqësisë në impiantin e ndërtimit gjendeshin rreth 40 punëtorë dhe se disa të plagosur janë bartur për në spital.

Fatkeqësia ndodhi në vendin e ndërtimit të hidrocentralit Baihetan, në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit më të gjatë kinez Jangce. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakDell sjell modele të reja në serinë XPS
Artikulli vijuesJa si ka ndodhur përleshja