Një nënë u vetëvra së bashku me djalin e saj të vogël, pasi i shoqi e tallte vazhdimisht.
Anna Ozhigova, 33 vjeç, kishte bërë operacion hundën, por i shoqi i thoshte se ajo dukej si ‘hundë-derr’.
Pas operacionit, vrimat e hundës së ruses ishin zmadhuar shumë.
Miqtë e saj thanë se operacioni plastik provokoi edhe dështimin e martesës me Oleg Ponomarev.
E depresionuar, ajo u hodh me djalin tetëvjeçar, Gleb në krah.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Omsk të Siberisë.
Anna kishte shkuar tek prindërit.
Ajo mori në krah djalin që po flinte dhe u hodh nga pallati i lartë.
Anna kishte lënë një shënim.
“Kirurgu më bindi se hunda që kisha, nuk më shkonte. Unë jam tip që bindem kollaj,” ishte shprehur dikur ajo.
“Por bashkëshorti im më tall sa herë më sheh. Ai bën shenjën e derrit. Nuk mund të buzëqesh. Vrimat e hundës janë të mëdha. Kam probleme me shprehjet e fytyrës”.
Në shënimin e lënë para vetëvrasjes, ajo shkruante: “Doja lumturi, mirësi dhe paqe për Gleb-in. Por ai po rritet në zemërim”.