Një nënë u vetëvra së bashku me djalin e saj të vogël, pasi i shoqi e tallte vazhdimisht.
Anna Ozhigova, 33 vjeç, kishte bërë operacion hundën, por i shoqi i thoshte se ajo dukej si ‘hundë-derr’.
Pas operacionit, vrimat e hundës së ruses ishin zmadhuar shumë.
Miqtë e saj thanë se operacioni plastik provokoi edhe dështimin e martesës me Oleg Ponomarev.
E depresionuar, ajo u hodh me djalin tetëvjeçar, Gleb në krah.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Omsk të Siberisë.
Anna kishte shkuar tek prindërit.
Ajo mori në krah djalin që po flinte dhe u hodh nga pallati i lartë.
Anna kishte lënë një shënim.
“Kirurgu më bindi se hunda që kisha, nuk më shkonte. Unë jam tip që bindem kollaj,” ishte shprehur dikur ajo.
“Por bashkëshorti im më tall sa herë më sheh. Ai bën shenjën e derrit. Nuk mund të buzëqesh. Vrimat e hundës janë të mëdha. Kam probleme me shprehjet e fytyrës”.
Në shënimin e lënë para vetëvrasjes, ajo shkruante: “Doja lumturi, mirësi dhe paqe për Gleb-in. Por ai po rritet në zemërim”.
You Might also Like
A keni njohuri rreth Xinjiang-ut (Turkistanit Lindor)?!
Kjo zonë zakonisht quhet “Xinjiang – Rajoni Autonom Ujgur”, Republika Popullore e Kinës. Ky shtet…
By
Redaksia
1 Min Read
Qëndrimet egoiste hapin plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit
"Sot Gana, me demokracinë e fuqishme dhe të qëndrueshme, stabilitetin social, politikë e jashtme paqësore,…
By
Redaksia
2 Min Read
Para vitit 2030, India më e populluar se Kina
Kina, vendi që sot është më i populluari në botë me 1.4 miliard banorë, sipas…
By
Redaksia
5 Min Read
Konfirmohet dënimi kundër opozitarit malajzian
Gjykata e Lartë në Malajzi ka hedhur poshtë apelin e liderit të opozitës, Anwar Ibrahim,…
By
Redaksia
1 Min Read
Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë – VIDEO
Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri…
By
Redaksia
1 Min Read
Haraçin po e lejon shteti
Një laurë (pengesë) në hyrje të terminalit në Han të Elezit paralajmëron ndalim të detyrueshëm.…
By
Redaksia
2 Min Read
