Konfirmohet dënimi kundër opozitarit malajzian

Gjykata e Lartë në Malajzi ka hedhur poshtë apelin e liderit të opozitës, Anwar Ibrahim, i cili është shpallur fajtor për sodomi.

Gjykata federale po ashtu ka konfirmuar dënimin me pesë vjet burgim të Anwarit.

Ky i fundit është shpallur fajtor në muajin mars të vitit të kaluar për “marrëdhënie anormale seksuale” me një ish-ndihmëse politike.

Dënimi e eliminon Anwarin nga politika dhe e ndalon atë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të mbahen më 2018.

Anwar thotë se rasti është përpjekje e qeverisë për ta bllokuar atë.

Qeveria e kryeministrit Najib Razak ka hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirje në këtë rast.kohaislame

Artikulli paraprakPrishtina humb një donacion të KE, shkeli ligjin në tender
Artikulli vijuesKush do të fitojë në një luftë bërthamore mes Rusisë dhe Amerikës?