Boksierët e Kombëtares hungareze të cilët pranuan Islamin pasi ishin ndikuar nga legjenda e boksit Muhammed Ali, përjetojnë emocionet e Ramazanit të parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Boksierët hungarezë morën pjesë në iftarin e organizuar nga Shoqata Kulturore Turko-Hungareze.
Milan Fodor, një nga boksierët duke folur për gazetarin e AA shprehet se e ka pranuar Islamin pasi është ndikuar nga boksieri i njohur botëror Muhammed Ali.
“Përpara se të pranoja Islamin, Muhammed Ali-un e kisha si shembull për vete. Muhammed Ali ka ndikuar shumë në faktin që unë kam pranuar Islamin. Lajmi për vdekjen e tij më ka brengosur shumë. Në saj të vizitave që kam realizuar shpesh në Shoqatën Kulturore Turko-Hungareze mësova që Islami i vërtetë nuk është ai që tregohet në media dhe zgjodha Islamin”, shprehet ai,
Fodor në vijim të fjalës së tij thotë që ka filluar të mësojë edhe turqishten duke frekuentuar kurset e Institutit “Junus Emre” në Budapest.