Si të njihni ushqimet më të mira për qarkullimin e gjakut?

Nje sistem i shendetshem i qarkullimit te gjakut eshte nje nder themelet e nje jete te gjate e te shendeteshme. Qarkullimi i mire i gjakut ul rrezikun e semundjeve te rrezikshme, ku perfshihen presioni i larte arterial, venat varikoze dhe semundjet kardiovaskulare. Ka disa lloje ushqimesh qe mund te konsumoni per te permiresuar qarkullimin e gjakut tuaj.

Portokallet

1. Shume fruta jane te shendeteshme per te permiresuar qarkullimin e gjakut. Portokallet dhe lengu natyral i portokalleve ka nje benefit shume te madh per qarkullimin tuaj te gjakut. Vitamina C funksionon si nje antioksidant i fuqishem. Antioksidantet e mbrojne trupin nga molekula negative, te njohura si molekula qe reagojne ndaj oksigjenit, qe mund te demtojne enet e gjakut dhe veshtiresojne qarkullimin. Bioflavonoidet rrisin fortesine dhe fleksibilitetin e eneve tuaja te gjakut.

Shalqiri

2. Nje tjeter ushqim qe ndihmon ne qarkullim eshte shalqiri. Shalqiu ka permbajtje te larte te likopenit, substance e cila eshte lidhur me uljen e prezences se pllakave arteriosklerotike ne enet e gjakut. Pllaka arterisklerotike krijohet si pasoje e arteriosklerozes, semundje ne te cilen kolesteroli i keq (LDL) grumbullohet ne muret e eneve te gjakut duke i ngushtuar ato dhe duke i bere me rigide, per pasoje duke shkaktuar presion te larte arterial. Sa me pake pllake ne arteriet tuaja, aq me i mire do te jete qarkullimi.

Arrat

3. Arrat jane nje burim shume i mire i niakines, e njohur gjithashtu si vitamina B3. Niakina e ndihmon qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enet. Niakina mund te ndihmoje edhe ne rritjen e niveleve te kolesterolit HDL, i cili quhet ndryshe edhe kolesteroli i mire dhe parandalon formimin e pllakes arteriosklerotike.

Erzat

4. Perdorimi i erzave ne ushqimet tuaja do permiresoje qarkullimin e gjakut. Nje nder erzat me te mira per qarkullimin e gjakut eshte hudhra, nje perime e lidhur ngushte me qepen, e cila ka shume benefite lidhur me shendetin. Hudhra vepron si nje hollues natyral i gjakut. Pervec kesaj, hudhra mund te ndihmoje ne eleminimin e pllakave arteriosklerotike te formuara ne ene te ndryshme gjaku. Erza te tjera qe ndihmojne qarkullimin jane piperi i kuq, piperi i zi, rigoni, kanella dhe vanilja./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakAnemia – shenjë dhe shkas i shumë sëmundjeve
Artikulli vijuesSekreti i bunkerit të Titos (Foto)