Hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Armëpushimi mes Hamasit në Rripin e Gazës dhe Izraelit tashmë ka hyrë në fuqi dhe duket se po respektohet.

Armëpushimi u njoftua një ditë më parë në Kajro nga ministri i Jashtëm egjiptian Muhamed Kamel Amr dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka marrë këshilla nga SHBA që t’i japë një shans propozimit egjiptian për armëpushim.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha se Izraeli ka plotësuar të gjitha qëllimet e veta ushtarake.

Lideri i Hamasit, Khaled Meshaal tha se forcat e tij do t’i binden armëpushimit, të cilin ai e përshkroi si një humbje taktike për Izraelin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon iu bëri thirrje të dy palëve që të respektojnë kushtet e marrëveshjes.

Tetë ditë të dhunës kanë lënë të vrarë të paktën 150 palestinezë dhe pesë izraelitë.

Artikulli paraprakTesti i rënies në tokë i smartfonit Google Nexus 4 (VIDEO)
Artikulli vijuesJeremic gënjeu