Armëpushimi i negociuar nga Rusia dhe SHBA-ja që nga mbrëmja (12.09) ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Armët duhet të heshtin menjëherë. Eshtë megjithatë e paqartë, nëse palët e konfliktit do t’i përmbahen marrëveshjes, njofton DW.
Deri para pak pas fillimit të armëpushimit kishte dyshime nëse ai do të realizohet, sepse luftimet në orët e fundit para mbrëmjes u intensifikuan. Gjatë sulmeve nga ajri në provincën Idlib të kontrolluar prej rebelëve janë vrarë të pakëtn katër civilë. Avionët luftarakë fluturuan edhe në afërsi të metropolit verior të Sirisë Aleppo, siç njoftuan qendra vorjtimi të afërta me opozitën. Luftime ka pasur edhe në terren.
Armëpushimi prej 48 orësh duhet të vlejë për të gjitha forcat, që nga OKB-ja nuk janë klasifikuar si terroriste. Ndaj milicët terroristë të “Shtetit Islamik” janë të përjashtuar ngamarrëveshja. Nëse armëpushimi respektohet për shtatë ditë, atëherë SHBA dhe Rusia duan të veprojnë bashkarisht kundër grupeve terroriste në Siri.
Ndërkaq kreu i pushtetit Asad demonstron vendosmëri për të rimarrë të gjitha territoret e vendit nën kontroll, siç deklaroi ai gjatë një vizitë në Daraja pranë Damaskut pas një lutjeje me rastin efestës mysliamne të kurbanit Eid al-Adha. Udhëheqja në Damask e miratoi armëpushimin të shtunën, e po ashtu edhe sipas të dhënave nga Moska, marrëveshja është negociuar me qeverinë.
Disa grupe rebelësh sinjalizuan se do t’i përmbahen marrëveshjes së armëpushimit.
Syrien Aleppo Opfer und Zerstörung nach Luftangriffen
Ndërkohë që Turqia do të vazhdojë ofensivën e nisur në fund të gushtit, siç deklaron derisa „të mposhten të gjithë terroristët dhe kufijtë tanë të jenë të sigurtë“. Këtë e tha shefi i shtabit të përgjithshëm Hulusi Akar gjatë një vizite tek trupat, vë në dukje agjencia e lajmeve Anadolu.
Plani Kerry-Lavrov parashikon, që Moska t’i bindë trupat qeveritare siriane të tërhiqen nga qyteti i rrethuar Aleppo dhe të sigurojnë kështu aksesin e ndihmësve humanitarë.