Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi të mërkurën shpalljen e ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Parlamenti i më 12 mars.
Në një njoftim të zyrës së presidentes, ajo citohet të ketë thënë me këtë rast se “Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike”.
Presidentja Jahjaga thekson se “të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Parlamentin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim”.
Parlamenti i Kosovës me 60 vota për dhe 17 kundër, miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit.
Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.
Ligji pasoi shqetësimet në rritje për përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës në luftën e Sirisë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha javën e kaluar gjatë një konference kundër terrorizimit në Vjenë se “nga gjithsej 195 luftëtarë nga Kosova të cilët kanë qenë në Siri dhe Irak, numri i tyre ka rënë në 50, kurse janë arrestuar edhe 62 veta që morën pjesë në ato luftëra”.
Disa dhjetëra të tjerë janë arrestuar nën dyshimet për nxitje dhe rekrutim, ndërsa deri tash besohet se 27 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme.
Në mars të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi në lexim të parë këtë projektligj, por, leximi i tij i dytë u pamundësua meqë vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Krahas aspektit ligjor, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin çdo përfshirje në luftërat ne lindjen e Mesme. Thirrjeve u është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e pohon se luftërat në ato zona nuk kanë të bëjnë asgjë me shqiptarët e as me besimin islam./Zëri
Mars 2015.
You Might also Like
Dëm prej 1,5 milionë euro të HM Transport nga bllokada e migrantëve në Idomeni
Mbi një milionë e pesëqind mijë euro janë humbjet e deritanishme të SHA Transport hekurudhat…
By
Redaksia
2 Min Read
Pas Preshevës edhe Bujanoci me qendër të emigrantëve
Qendra e përkohshme e cila do të mund të pranoj rreth 250 migrantë do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Pesë vjet burg për aktivistin egjiptian Alaa Abdel Fattah
Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar sot aktivistin e shquar Alaa Abdel Fattah me pesë…
By
Redaksia
1 Min Read
Kumnova: Jau marrtë Zoti nga një evlad!
Dhimbjen që e ndjejnë pjesëtaret e organizatës gjakovare “Thirrjet e nënave”, e ndjejnë edhe prindërit…
By
Redaksia
2 Min Read
Ja ku është fshehur kryeministri serb
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një…
By
Redaksia
2 Min Read
Bota përkrah operacionin e ushtrisë turke në Siri
Deklaratat e para nga bota në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura të Turqisë…
By
Redaksia
3 Min Read
