I dërguari special i OKB arrin në Gaza

-I dërguari special i OKB ka arritur në Gaza për të vlerësuar procesin e rindërtimit të Rripit të Gazës.

Burimet palestineze njoftuan se Nikollaj Mladinov së bashku me funksionarë të tjerë të OKB-së ka arritur sot në Gaza për të vlerësuar procesin e rindërtimit të këtij rajoni.
Mladinov gjatë vizitës në Gaza do të zhvillojë takime me funksionarët e lartë palestinezë të Rripit të Gazës.
Vlen të theksohet se gjatë agresionit 50 ditor të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, ky rajon ka pësuar dëme të mëdha dhe është shkatërruar pjesa më e madhe infrastrukturës së këtij rajoni dhe janë shkatërruar me qindra shtëpi të palestinezëve.
Artikulli paraprakDavutoğlu: “Aktualisht çështja e autorëve është zbardhur e tëra, është zbuluar se ky sulm është kryer nga një person anëtar i YPG-së…
Artikulli vijuesNdërron jetë Boutros Gali ish sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara