Ndërron jetë Boutros Gali ish sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

-Boutros-Ghali, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Rafael Dario Ramirez Carreno, kreu i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Egjiptiani Boutros-Ghali ka qenë i pari arab që ka mbajtur postin e më të lartë në OKB.
Ai e mori këtë detyrë në vitin 1992, pas rolit të tij përcaktues në luftën e Gjirit Persik, dhe e mbajti për 5 vite. Ish-ministër i Jashtëm i Egjiptit, Boutros-Ghali e udhëhoqi OKB-në gjatë një nga periudhave më të vështira të saj, me kriza në Somali, Ruandë, Lindjen e Mesme dhe ish-Jugosllavi.
Pesë vitet e tij si Sekretar i Përgjithshëm ishin të mbushura me polemika, sidomos për mosreagim ndaj genocidit në Ruandë në vitin 1994 dhe luftës civile në Angolë të viteve ’90.
Artikulli paraprakI dërguari special i OKB arrin në Gaza
Artikulli vijuesVIDEO – Kush i posedon këto tre cilësi e arinë kënaqësinë e Imanit