Kryeministri Hashim Thaçi, si duket i ka rënë pishman dhe i ka ndërruar fjalët.
Ai ka thënë se është i gatshëm t’iu përgjigjet pozitivisht thirrjeve, edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të Bashkimit Evropian, për negociata të reja me Serbisë.
Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, kryeministri Thaçi ka thënë se ëndrrat serbe për Kosovë janë shuar pas aksionit të 25 korrikut të vitit të kaluar.
Ai ka mohuar se do të bëjë kompromise të dëmshme për vendin.
Kryeministri Thaçi po ashtu flet edhe për shumë çështje tjera; për ekonominë, privatizimin në sektorin publik, zgjedhjet në PDK, vlerësimin e ministrave, opozitën, vendimin e Kushtetueses për mandatin e Jahjagës, si dhe për darkën me Surroin dhe Dellin.kohaislame