FSK-ja e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit

Sot në orën 12 e 50, ekipi i Task Forcës së kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 14 ditësh e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit 12 vjeç, nga fshati Rufc i Vjetër, komuna e Lipjanit i cili dyshohej se ishte zhdukur në lumin Sitnica.
 
Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit, rreth 50 metra larg vendit ku dyshohej se ka rënë ai.
Dje dhe sot, me qëllim të intensifikimit të operacionit të kërkimit shpëtimit, FSK-ja ka rritur numrin e pjesëtarëve të Task Forcës së kërkim-shpëtimit, nga 22 sa ka qenë deri më tani, në 34 pjesëtarë, me çka në ditën e sotme, ka rezultuar me sukses.
Artikulli paraprakBizneset e huaja ikin nga Kosova
Artikulli vijuesAustria çdo 14 ditë do të kthej nga një aeroplan me emigrantë