I linduri pa sy që luan me dritën

0
173

Një i mitur i lindur pa sy në Kinë ka një pasion të veçantë, të luajë me dritën.

Tetë muajshi i prekur nga një problem gjenetik, prej muajsh mban në dorë një elektrik dore, të cilin e drejton vazhdimisht në vendin ku duhet të kishte sytë.

Sjellja e çuditshme bëri që ai t’i nënshtrohej ekspertizave të specializuara, të cilat zbuluan se në fakt ai e ka një sy nën lëkurë dhe se si rrjedhojë, i pëlqen të drejtojë mbi të dritë, pasi është në gjendje të përceptojë nxehtësinë.

Tashmë, prindërit e tij, të dy 26-vjeçarë, janë në kërkim të një operacioni, që do të mundësonte nxjerrjen e syrit në sipërfaqe, por diçka e tillë i është mohuar, pasi mjekët kanë arritur të konstatojnë se ndonëse e ka syrin, ai është i papajisur me bebe, prandaj 8-muajshi gjithsesi nuk mund të shohë.

Prindërve i është ofruar mundësia që pas disa vitesh, pasi fëmija të rritet, t’i ofrohet një operacion estetik, për t’i vendosur dy sy jofunksionalë për rregullimin e pamjes, por të dy kanë refuzuar.

”E duam djalin tonë kështu siç është. Nëse atij do t’i nxirret syri i tij në sipërfaqe, atëherë mund të lutemi për një mrekulli”, shprehet nëna e tij, e cila e konsideron lojën me dritën e djalit të saj si një shenjë se operacioni duhet të kryhet./zhurnal/kohaislame