I vetëm mban grevë urie kundër martesave homoseksuale

0
181

Një burrë në Utah të SHBA-ve ka marrë një vendim që të protestojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë. 35-vjeçari Trestin Meacham ka vendosur të mos hajë asgjë derisa shteti të shfuqizojë vendimin që i lejon çiftet homoseksuale të martohen.
Ai thotë se ka rreth 12 ditë pa ushqim dhe është duke mbijetuar vetëm me ujë dhe me një vitaminë, ku për pasojë ka humbur në peshë.

Meacham ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të detyruar shtetin që të ndryshojë vendimin, duke qenë se ai është një njeri i thjeshtë që nuk ka para dhe pushtet, për të ushtruar ndikim në sistemin, që siç e quan ai është i korruptuar.

Më tej, ai thotë se po bën diçka që njerëzit në pushtet nuk mund ta injorojnë.

Protagonisti pohon se do të vazhdojë të mos hajë derisa shteti i Utah të vendosë të anulojë vendimin e gjykatës. /HP/Shekulli/