I vodhën kabllot, lanë në terr Autostradën

Autostrada “Ibrahim Rugova” ka më shumë se një muaj që ka mbetur pa ndriçim, pasi që janë vjedhur kabllot elektrike, raporton KTV.

Rastin e vjedhjeve të kabllove e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka theksuar se vjedhja ka ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit.

Kelani ka treguar se policia ka identifikuar dhe ka arrestuar 3 persona. Ministria e Infrastrukturës pranon që ka ndodhur vjedhja e këtyre kabllove dhe pret që organet e rendit të arrestojnë keqbërësit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Infrastrukturës, Lah Nitaj, ka deklaruar se kjo vjedhje është një dëm i konsiderueshëm dhe dëmtim i imazhit të Rrugës së kombit. Sipas tij, vjedhja nuk ka ndodhur vetëm një herë, por në etapa.

Ndërkohë, burime të KTV-së kanë thënë se kabllot elektrike në autostradë në rajonin e Prizrenit ishin vjedhur nga disa persona të cilët ishin veshur me uniforma kinse janë mirëmbajtës të autostradës.

Artikulli paraprakRobben pranë rikthimit në Angli
Artikulli vijuesErdogan: Turqia do të hakmerret