Shkaktari i tragjedisë familjare në Neumarkt të Gjermanisë, ku u vranë babë e bir, dyshohet se është dhëndri i tyre.
Ai nuk pajtohej se bashkëshortja i ishte ndarë, prandaj në shenjë hakmarrjeje i vrau babanë dhe vëllanë. B.Rama dhe R.Rama janë me prejardhje nga Podujeva dhe prej shumë vjetësh së bashku me familje jetonin në Gjermani
Kishte ikur nga spitali psikiatrik dhe menjëherë kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes së tij. 43 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë babën dhe vëllanë e ish gruas. B. Rama dhe R.Rama janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytezën Neumarkt të Gjermanisë.
Ata dyshohet se i vrau –ish-dhëndri, i cili po ashtu është plagosur gjatë konfliktit që kishte me miqtë e tij. Policia e qytetit Regensburg bën të ditur se ky 43 vjeçar një ditë më herët i kishte telefonuar policisë, duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb te rrënojat e kështjellës Wolfstein. Si shkas për këtë ai kishte përmendur problemet familjare, shkruan “Express”.
Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, ditën e krimit, (më 29 janar) 43 vjeçari kishte ikur nga spitali. Policia njofton se të martën pasdite ka marrë një telefonatë nga i dyshuari për një plagosje në Neumarkt.
You Might also Like
Vriten gjashtë ushtarë jordanezë në kufi me Sirinë
Së paku gjashtë ushtarë jordanezë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga një…
By
1 Min Read
Rusia drejt “harxhimit” të fondit rezervë
Ministri rus i financave, Anton Siluanov ka thënë se fondi i rezervave mund të harxhohet…
By
1 Min Read
Autobusi bie në humnerë, humbin jetën 15 persona
Si pasojë e rënies në një greminë të një autobusi udhëtarësh në jug-lindje të Brazilit…
By
2 Min Read
Çekët kundër islamofobisë: Mijëra banorë sot drekuan me doner qebab
Mijëra banorë të Republikës Çeke iu bashkuan nismës së sotme për të drekuar doner qebab në restorante në…
By
2 Min Read
NATO: Nga sulmi i brendshëm – 2 ushtarë të vrarë
NATO-ja ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë sot nga i ashtuquajturi sulm…
By
1 Min Read
Guterres: Synojmë zgjidhje të përhershme për Qipron
Guterres tha se duhet të arrihen zhvillime kryesisht në çështjen e "sigurisë dhe garancive" Sekretari…
By
2 Min Read
