Guterres: Synojmë zgjidhje të përhershme për Qipron

Guterres tha se duhet të arrihen zhvillime kryesisht në çështjen e “sigurisë dhe garancive”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se në Konferencën e Qipros janë shpalosur shumë propozime. Ai ka njoftuar se kanë synuar “një zgjidhje të përhershme dhe të vazhdueshme në vend të zgjidhjes së shpejtë”

Guterres në pushimin në Konferencën e Qipros të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka mbajtur një konferencë për media duke marrë në krah të tij edhe Presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı dhe liderin e Qipros greke Nikos Anastasiadis.

Duke vënë në dukje se në konferencën e Qipros janë parashtuar shumë propozime, Guterres tha se duhet të arrihen zhvillime kryesisht në çështjen e “sigurisë dhe garancive”.

“Synojmë një zgjidhje të përhershme dhe të vazhdueshme në vend të zgjidhjes së shpejtë”, deklaroi Guterres duke vënë theksin në rëndësinë se askush nuk duhet të presë mrekulli.

Në konferencë krahas Guterres, Akıncı dhe Anastasiadis marrin pjesë në emër të vendeve garantuese edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias dhe Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson.

Ndërsa si përfaqësues i Bashkimit Evropian (BE) nën cilësinë e “vëzhguesit të posaçëm” mrën pjesë Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker dhe Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme të BE-së Federica Mogherini.

Pritet që konferenca të vazhdojë në orët e mbrëmjes.

Axhenda kryesore e konferencës është tema “siguria dhe garancitë” e cila është një prej 6 temave kryesore të negociatave./AA/

Artikulli paraprakBE zhbllokon 200 milionë euro për refugjatët sirianë në Turqi
Artikulli vijuesTillerson: Turqia është aleati ynë i vjetër i NATO-s