Ia bënë foton me Photoshop dhe thanë ky është njëri nga sulmuesit e Parisit (Foto)

Një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale që nga mbrëmja e së shtunës, që pretendonte të ishte e një nga sulmuesit të Parisit, duket se ka qenë fotomontazh.

Burri në fotografi është Veerender Jubbal, një burrë nga Kanadaja që kurrë nuk ka qenë në Francë.

Kjo fotografi madje ishte shpërndarë nga një prej kanaleve më pro-ISIS në Telegram, me përshkrimin “raportohet se ky është njëri nga vëllezërit që kreu sulmet e bekuara në Paris”, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale eventualisht e gjetën foton e vërtetë të këtij njeriu dhe e zbuluan se ajo ishte manipuluar me Photoshop.
Nëse e shikoni nga afër, do ta shihni se fotografia është bërë montazhë. Ai në foton e vërtetë kishte në dorë një iPad dhe jo një Kuran, dhe kishte të veshur vetëm këmishë dhe jo jelek.

3311

 

Artikulli paraprakSHKURT – Viktimat Myslimane solidarizim me facebook profil?, jo flm!
Artikulli vijuesUnikatili nuk lutet vetëm për vikitimat në Paris por për të gjithë viktimat e pafajshme në botë!