Ibn El-Haithemi (Alhazen) fizikani më i madh

Sipas fizikës moderne për zbulimin e ligjit mbi refrakcionin (përthyerjen) e dritës më meritorë janë shkencëtarët e shekullit 17 holandezi Willebrord Snellius dhe francezi Rene Descartes.

Shkencëtarët perëndimorë edhe sot nuk mund të pajtohen se cili nga ta është më meritorë për këtë zbulim të rëndësishëm të cilin në pjesën më të madhe të Evropës e quajnë ligji i Snellit, ndërsa në Francë ligji i Descartit.

Megjithatë saktësisht 600 vjet para Snelliusit dhe Descartit fizikani musliman Ibn El-Haithem (Alhazen) ka zbuluar ligjin mbi përthyerjen e dritës të cilin e tregon në veprën e tij “OPTIKA” (Kitab El-Menadhir). Kjo vepër e tij është përkthyer në latinisht dhe ka pasur një ndikim shumë të madh në shkencën perëndimore, sidomos tek Snelliusi dhe Descarti.

Përveç optikës Ibn El-Haithem është marrë edhe me matematik dhe astronomi, ka studiuar të pamurit dhe anatominë e syrit. Konsiderohet njëri ndër fizikanët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, ndërsa një krater në Hënë mban emrin e tij të latinizuar Alhazen.

(Islampress)

Artikulli paraprakSpitalet e para në botën islame, si ishin?
Artikulli vijuesKërkoi mangësi dhe kundërthënie në Kuran, gjeti diçka tjetër