Ibrahimi i BESËS: BDI parti e maniakëve seksualë, e të pamoralshmëve dhe perverësve?

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas publikimit të disa audio-incizimeve nëpër rrjetet sociale. Ai ka shkruar se nga ajo që ka dëgjuar ka ndjerë jo vetëm neveri, por ka mallkuar edhe dorën për faktin që ka votuar këtë parti nga viti 2002 deri në vitin 2011.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Pas këtij perversiteti të zyrtarëve të BDI-së, që sot u shpërnda nëpër FB, jo vetëm që u neverita dhe e mallkova veten dhe dorën time që nga viti 2002 e deri në vitin 2011 e kam votuar këtë parti dhe këta njerëz, por edhe i shtrova disa pyetje:
1. Çfarë presin më shumë shqiptarët e moralshëm e familjarë nga BDI-ja? A duan pas disa viteve të zhgënjehen përsëri kështu me ndonjë zyrtar tjetër?
2. Si do ua arsyetojnë fëmijëve të tyre se i kanë mbështetur këta njerëz perversë?
3. A nuk u vjen turp nga gratë dhe vajzat e tyre që vazhdojnë të shkojnë nëpër tubimet e kësaj partie dhe t’u aplaudojnë këtyre maniakëve?
4. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që njerëzit familjarë dhe të moralshëm të BDI-së ta kuptojnë se ajo është parti e maniakëve seksualë, e njerëzve të pamoralshëm dhe e pervesitetit?
5. A presin ata që këso ngjarje t’u ndodhin edhe në familjet e tyre që të binden se është detyrimi më i lartë kombëtar, moral dhe njerëzor që të ikin prej këtij amoraliteti?
Unë vërtet nuk gjej asnjë arsye më që njerëzit e moralshëm dhe familjarë të jenë ende në BDI. As edhe me interesin më të madh nuk ia vlen më. Nëse duke përfituar materialisht u shërben këtyre perversiteteve, është krejt njësoj sikur vetë të jesh pervers dhe i pamoralshëm. Turp, turp, turp!
p.s. Edhe një pyetje për disa gazetarë që shesin kopalla për frikën e futjes së moralit në politikë, duke aluduar në Lëvizjen BESA: si ju pëlqeu perversiteti i sotëm mes zyrtarëve të BDI-së, a është ky standardi i politikës që ju e kërkoni?

Artikulli paraprak“Çfarë do t’iu thotë sot Ahmeti të rinjve, pas rezillëkut që ndëgjuam?”
Artikulli vijuesAmeti shigjeton Musa Xhaferin: Tash po e shoh pse ke qenë vazhdimisht “busy” në telefon