Idetë më të mira në 100 vite?

 

Dezajni, idetë më të mira në 100 vite

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dezajnit Industrial, CNN renditi disa prej ideve më domethënëse të 100 viteve të fundit. 

Renditja u bë nga 12 ekspertë të përzgjedhur dhe të pyetur nga rrjeti amerikan dhe në listë dy janë krijimet të Apple dhe gjeniut të ndjerë të saj, Steve Jobs. 

Ta nisim me Macintosh. U prezantua në vitin 1984 dhe bëri revolucion në thjeshtëzimin e kompjuterit, por edhe në formë. 

 

Mes dezajneve të përzgjedhura si ndër më të mirat e 100 viteve të fundit është edhe një model i Vespa-s, motori i famshëm ikonë italian. 

 

Një tjetër ide e vlerësuar janë shkallët e lëvizshme. 

 

Mes më të vlerësuarave është edhe AK-47, i njohur ndryshe si Kallashnikovi. Në foto Mikhail Kallashnikov, krijuesi i kësaj arme vdekjeprurëse më të shitur në botë. 

 

Për t’u ndalur më pas tek disketa, ose ndryshe “Floppy Disk”. 

 

Radha është e iPod, objekti i dytë i Apple i vendosur në listën e specialistëve si ndër më të goditurit për dezajn në 100 vitet e fundit. 

 

Mes automjeteve është vlerësuar Ford Model T, makina që “vuri mbi katër rrota” Amerikën.

 

Në listë është vënë edhe motori radioaktiv, që përdoret kryesisht tek avionët. 

Artikulli paraprakAnijet ruse që udhëtojnë në drejtim të Sirisë, rrezikojnë të sulmohen?
Artikulli vijuesSi t'i parandaloni aknet – Përmbledhja e praktikave të zakonshme dhe më të mira