Kafeneja ku paguajnë më lirë ata që thonë “faleminderit” dhe “të lutem”

Të sillesh mirë nuk kushton asgjë.
Por, të sillesh keq, në anën tjetër, vjen me një çmim – sidomos në një kafene të Spanjës. Pronari i një kafeneje në Spanjë ka vendosur që klientët që janë të pasjellshëm të paguajnë rreth 2 euro më shumë faturat e tyre.

Ky rregull i pazakonshëm është prezantuar në Blau Grifeu të Spanjës. Ideja është e thjeshtë – nëse je i sjellshëm ndaj stafit kur porositë, kafeja kushton tri euro.

Por nëse je i pasjellshëm, kafeja kushton pesë euro. Dhe ka edhe bonuse gjithashtu. Nëse i thoni kamerierit “të lutem” dhe “mirëdita”, pijet tuaja do të kushtojnë më lirë.

Pronari i kësaj kafeneje beson se ky rregull ka bërë një ndryshim të madh, raporton The Times. Ai tha: “Njerëzit duket sikur janë gjithmonë në nxitim këto ditë dhe harrojnë të thonë “të lutem” kur kërkojnë diçka. Kam vendosur një shenjë në dritare me sistemin e çmimeve dhe ka ndryshuar gjithçka. Njerëzit tani janë shumë të sjellshëm dhe kjo ka përmirësuar jetën e përditshme”.

Artikulli paraprakLe Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE
Artikulli vijuesOzil: E dua numrin 10 tek Arsenali