TË ENJTEN, PROTESTOHET

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë të ditur se do të protestohet në mënyrë masive për ta kundërshtuar privatizimin e PTK-së, Distribucionit të KEK-ut dhe gjigandit metalurgjik “Trepça”.

Kjo informatë ka rrjedhë pas mbledhjes së sotme të Këshillit Drejtues të BSPK-së, ku, po ashtu, u formua edhe këshilli organizativ i protestës prej pesë anëtarësh.

Sipas një komunikatë të lëshuar nga Këshilli organizativ i protestës, marshimi i protestuesve do të fillojë nga Hoteli Grand dhe do të vazhdojë deri te Hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Kjo protestë do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 13:00. Sipas organizatorëve, ajo do të jetë e qetë.kohaislame

Artikulli paraprakUSAID NDËRPRET AKTIVITETET NË RUSI
Artikulli vijuesiPhone 5 porositet 2 milionë herë brenda 24 orëve