Izraeli drejt të djathtës ekstreme

Javën e kaluar, Moshe Yaalon zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij si ministër i Mbrojtjes së Izraelit dhe nga Knesset-i (parlamentit izraelit), raporton Anadolu Agency (AA).

Dorëheqja e tij i hapi rrugën politikanit ekstremist Avigdor Lieberman për t’u emëruar si ministër i Mbrojtjes në vend të tij, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes tij dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, koalicioni qeveritar i Netanyahut tani ka 67 nga 120 vende në Knesset (nga 61 sa kishte në fillim), ndërsa kreu i partisë së krahut të djathtë Yisrael Beytenu do të kryesojë portofolin e ndjeshëm të Mbrojtjes.

Në një intervistë për Channel 10, ish-kryeministri izraelit Ehud Barak ka kritikuar emërimin e Lieberman-it.

“Ne do të paguajmë një çmim për këtë emërim”, tha ai duke shtuar “Unë lutem që ky çmim të mos jetë i lartë”

Ai shtoi: “elementet ekstremiste kanë marrë në dorë shtetin e Izraelit”.

Khalil Shahin, analist politik palestinez, konsideron se mosmarrëveshjet midis Yaalon dhe Netanjahu filluan në mars, kur ushtari izraelit kishte vrarë palestinezin e pa armatosur 21-vjeçar në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.

“Netanyahu kishte telefonuar familjen e ushtarit dhe kishte shprehur mbështetjen e tij, ndërsa Yaalon tha se ushtari duhet të dënohet”, tha Shahin për Anadolu Agency.

Artikulli paraprak“Varreza në det”, në kujtim të refugjatëve sirian (VIDEO)
Artikulli vijuesIdomeni, fillon zhvendosja e refugjatëve në kampet tjera