Idriz Mehmeti, Imami i Luzhanit të Podujevës, është edhe xhudist
Emri i imamit të Lluzhanit është bërë sebep i shumë diskutimeve në rrethinën e qytezës verilindore.
Debati e kureshtja është manifestuar edhe më gjerë. Shumëkush ua ka bërë “Like” fotografive në llogarinë e Bashkësisë Islame të Podujevës në “Facebook”.
Me Idriz Mehmetin (50) po krenohet edhe kryetari i Këshillit lokal së BIK-ut, Bekim Jashari, shkruan sot “Koha Ditore”.
Durimi është pjesë e diskursit të ligjërimit të tij para xhematit në hytbe. Mehmeti flet me zë të ulët.
Në profilin e tij, Mehmeti ka postuar më 13 mars videoxhirimin, ku shihet teksa bën edhe detyrën e myezinit në xhaminë me dy minare.
Oborri është mbushur me qindra fidanë. Po organizon komunitetin për ndërtimin e parkingut për xhematin dhe fushën sportive për fëmijët e fshatit.
Në video ai shihet me dorën e majtë në mikrofon e me të djathtën mbështetur për veshi që ta këndojë sa më mirë ezanin.
Përveç kësaj, Mehmeti është edhe xhudist i njohur. Ai ka marrë pjesë në shumë gara, derisa ka fituar edhe medalje.