Zbulim i madh në Liban: gjendet tempulli 3.300 vjet i vjetër

Në qytetin libanez Sidon arkeologët kanë gjetur tempullin e popullit të njohur si Kananejtë, për të cilin besohet se është ndërtuar 1.300 vjet para erës sonë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Arkeologët britanik nga viti 1998 së bashku me Ministrinë e Kulturës së Libanit kryejnë hulumtime arkeologjike në këtë rajon. Claude Doumit Serhal, e cila udhëheqë arkeologët britanik, konfirmoi se kanë gjetur një tempull që u takon Kananejtëve. Ajo theksoi nevojën për përshpejtimin e gërmimeve në mënyrë që tempulli të jetë i gërmuar në tërësi. Gjithashtu shtoi se të gjitha hapësirat e tempullit ndodhen nëntokë.

Kanaan quhet zona në perëndim të Jordanisë dhe Detit të Vdekur, ku dikur jetonte populli i lashtë i quajtur Kananejtë. Ky është, gjithashtu, emër i vjetër për zonën që përfshinë Izraelin e sotëm dhe Libanin, territorin e Palestinës si dhe pjesë të Jordanisë, Sirisë dhe verilindjen e Egjiptit.

“Ekziston një mundësi e madhe që ky tempull i takonte komunitetit Es-Saidavi. Më parë ritet fetare janë kryer fshehurazi në krahasim me periudhën e tanishme kur e gjith kjo bëhet publikisht”, tha Serhal.

Ajo shpjegoi se tempulli është ndërtuar prej guri dhe se është në gjendje të mirë. “Tempulli është ndërtuar nga guri, është në gjendje të mirë edhe nuk është i dëmtuar. Lartësia e tempullit është 4,5 metra dhe është 7,5 metra i gjerë”, ka thënë Serhal.

Ajo theksoi se zbulimi i tempullit është moment shumë i rëndësishëm për këtë rajon. “Gjatë gërmimit janë gjetur pjesë të rëndësisë historike të cilat në Sidon janë sjellë nga Greqia, Egjipti, Turqia. Gërmimet që zgjasin 17 vite kanë treguar se ka ekzistuar tregtia midis këtyre vendeve”, theksoi Serhal.

Ajo në fund shtoi se në qytetin Sidon është duke u ndërtuar muzeu ku do të ekspozohen mijëra vepra të rëndësisë historike. Ndërkohë, qyteti Sidon ndodhet në bregdetin mediterian./aa/al

Artikulli paraprakIdriz Mehmeti, edhe Hoxhë edhe xhudist
Artikulli vijuesPërputhje shifrash në Kuran