Ilaçi kuranor: Si të lirohemi nga brengat?

Ekzistojnë shumë ajete kuranore që përmbajnë udhëzime se si njeriu të lirohet nga brengat dhe të arrijë lumturinë në këtë botë…

Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur. Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të jesh gjallë.” (Hixhr 97-99).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. brengosej sepse populli i tij, edhe pse ishin të vetëdijshëm për sinqeritetin e tij dhe shihnin argumentet e pejgamberisë, e quanin gënjeshtar, magjistar etj… Ai brengosej sepse e dinte se çfarë dënimi i pret në botën tjetër nëse vdesin pa u penduar. Atij i vinte keq për këtë.

Allahu i Madhërishëm e mësoi Pejgamberin a.s. për disa vepra që do ta zbusin pikëllimin e tij dhe do ta lirojnë nga brengat:

– E urdhëroi ta lavdëroj (fjalët subhanallah janë një dhikr i veçantë në këtë kontekst);

– Pastaj e urdhëroi të fal namazin (namazi si term i përgjithshëm këtu).

– Pastaj e urdhëroi të preokupohet me adhurim me plotkuptimin e fjalës (fjala ibadet këtu lidhet me dhikrin dhe namazin).

Sa e sa udhëzime mund të nxirren nga këto tre ajete, vetëm se duhet të meditojmë dhe të marrim mësim prej tyre!

(Islampress)

Artikulli paraprakSyri, të shikuarit dhe të menduarit
Artikulli vijuesKush ia mësoi Muhammedit (Alejhi Selam) shenjat e gishtërinjve?