Imam Albani dhe auto stopuesi amerikan … A është Allahu çdo kund?

Imam Albani dhe auto stopuesi amerikan  … A është Allahu çdo kund?

Përktheu: Avni Xhemajli ( Ebu Ensarij)

 Burimi: http://shaikhalbaani.wordpress.com

Imam Albani: Një grua e cila po ashtu jepte mësim në universitet ( më pyeti)…. një doktor diskutonte me të rreth qëndrimit të Allahut mbi Fron. Doktori thoshte se besimi i tillë është i gabuar dhe se Allahu është gjithkund.

 Ndërhyrje: Allahu e udhëzoftë.

 Imam Albani: Betohem në Allahun! As jobesimtari nuk do ta pranonte këtë besim dhe kjo është diçka që vet e kam përjetuar.

Një herë po udhëtoja në Siri nga Alepo për në Idlib, dhe prej Idlibonit për në Latakia, në drejtim të perëndimit. Njëri nga vëllezërit tanë, Abdu Rrahman Shilbi, ishte me ne dhe ai shkonte nga Latakia.

Siç e dini evropianet kanë një mënyrë të veçantë kur kërkojnë që dikush ti marr me makinë pa pagesë…. personi që hyn në makinë falas, ç’bëjnë ata?

Ndërhyrje: E quajnë “Stop” ( d.m.th të ndalesh një makinë të rastit).

 Imam Albani: Nuk e di. Një person qëndron në rrugë dhe kërkon që ta marrin me makinë. Isha duke udhëtuar me makinë dhe shoku im ishte ulur pranë, natyrisht se po e ngisnim makinën shpejt, ose shumë shpejt, nuk e di… e rëndësishme është se pasi kishin udhëtuar në një largësi të madhe dëgjova se një njeri kishte ngritur gishtin, u ndalem dhe shikuam në pasqyrë.  “Si thua o Abdu Rrahman, e marrim se vetura është bosh.”

Puna është se ne u kthyem dhe kuptuam se burri ishte amerikan dhe gruaja e tij po qëndronte …por ajo nuk dukej qartë, qëndronte anash, kur e ndalem veturën ai i bëri asaj me shenjë që të vinte. Pasi e kuptuam se ata ishin të huaj, i thash Abdu Rrahmanit “Do ta kalojmë largësinë e udhëtimit me ta”

U futen të dy në makinë dhe ne u larguam. Shoku im flet anglisht kurse unë jo. Mua më mjafton shqipja ime.

I thash “Pyeti prej nga janë…..” derisa arritëm tek çështja ( kur i thash ti pyeste), “Cili është besimi juaj në Allahun e Madhërishëm?’ Amerikani u përgjigj: “Ai është çdo kund,” dhe kjo po ashtu është edhe acidja e doktorit ( në universitet). E çuditshme se si besimi i një amerikani jo musliman… në të vërtetë nuk është për tu habitur.

I thash Abdu Rrahmanit, “Thuaj këtë e këtë….”, ai përkthente derisa arritëm tek thelbi i çështjes. ( Pasi ia sqaruam besimin e drejtë islam), amerikani tha: “Betohem në Zotin se kjo ka kuptim. Ka kuptim që Zoti të jetë mbi të gjitha krijesat.”

Ngase Allahu ekzistonte kur nuk kishte krijim, kohë, apo vend, prandaj si mund të thuhet se Allahu është çdo kund.

Doktori egjiptian ende nuk e kupton këtë besim dhe studenteve ai u mëson se Ai ( Allahu) është çdo kund; në universitetin e Ahzarit, ahzaritë vijnë dhe debatojnë me ju rreth kësaj çështjeje dhe pastaj të quajnë të larguar nga rruga e drejtë sepse ti thua:

I Gjithëmëshirshmi (Allah) Isteva (u ngrit lartë dhe qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij). [Ta Ha 20:5]

Burimi:  Al-Hudaa wan-Noor, 282.

Artikulli paraprakKur është veprimi vepër e drejtë?
Artikulli vijuesLënia e namazit është mëkat i madh!