Imam Shafi

Imam Shafi

Emri i plotë i tijë është : Muhamed ibën idris esh Shafiiju. Në zinxhirin e preardhjes së tij fisnore, tek Hashim ibën Abdulmutalibi xhaxhai i Pejgamberit a.s. takohet me preardhjen e Muhamedit a.s. Themeluesi i njërit nga katër medhhebet juridike, medhhebit shafi, imam Shafiu, lindi në Gazza (Palestinë e sotme ) në v. 150 h. ditën kur ka vdekur imam Ebu Hanifja. Për këtë rast njerëzit thanë: vdiq një imam lindi një tjetër .

Familja e tij shpërngulet për në Mekke kur ai kishte dy vjet dhe pa babë.

Ka pasur aftësi të jashtëzakonshme në memori dhe nxënie përmendësh saqë për vetëveten tregon: kur isha nxënës, e dëgjosha mësuesin kur ia lexonte ajetin një fëmijut tjetër, unë këndej e mësoja përmendësh; para se të ndalej mësuesi nga leximi i diktatit unë më veç e nxisha përmendësh të gjithë tekstin.

Më 01.Rabiu Thani të v.199 h. (19 Nëntor të v.814) nga Mekka së bashku me familjen e tij, bashkeshorten Hamide, djalin Ebu Uthman Muhammed, dy bijat Zejneben dhe Fatimen u shpërngulën për në Fistat (Kajro) të Egjiptit tek dajallarët e tij në Uzd për qëndrim të përhershëm.

Hyrja e tij me familjen në Egjipt ka ndodhur të njejtën ditë kur ka hy edhe zëvendësvaliu i Egjiptit, princi abbasit Abdullah b. Abbas b. Musa të cilin e dërgoi halifja el Me’mun në vend të valiut(guvernatorit) Abbas b. Musa.

Imam Shafiu filloi që të shkojë shpesh në xhaminë (apo universitetin ) e Fistatit për të falur namaz. Në të imam ishte Ebu Rexheb el Heulani el Alâ b. Asim i cili mbante halka (mexhlise) shkencore rreth: Sire-s dhe Futuhe-ve (biografisë së Alejhisselamit dhe çlirimeve islame) dhe falte pas tij namaz.

Më pas këtu imam Shafiu bëri mexhlise shkencore në të cilat ligjëronte për Kur’anin dhe shkencat e tij, Tefsirin, Hadithin, Fikhun dhe Usuli Fikhun dhe Gj. Arabe, dhe Literaturë.

Ibnul Herem-i i shkruante mësimet për imam Shafiun ndërsa el Buvejti më pas ua lexonte nxënësve të imamit të cilët më pas i shënonin. Në moshën 4-vjeçare filloi mësimin e Kur’anit dhe pa i mbushur 7-vjet e kishte nxënë përmendësh me gjithë texhvid. Në Mekke ka mësuar nga imamët e tefsirit, fikhut, hadithit dhe të gjuhës.

Merte pjesë në halkat shkencore të fekihut dhe muftiut të Mekkes, Musel-lem b. Halid ez Zenxhi (vd.v.180 h) dhe të shejhut të hadithologëve, imam Malikut (94-179 h) nga i cili mësoi shumë.

Pas një kohe të shkurëtë Mus’ab b. Abdilah el Kureshij i propozoi valiut të Jemenit që imam Shafiun ta bëjë kadi (gjykatës) të Jemenit dhe e bëri.

Pas një kohe halifja er Reshid e thirri imam Shafiun në Bagdad, kryeqytet dhe e pyeti për emërimin e tij kadi të Jemenit, por në dëshmi i doli kolegu i tij Muhamed ibnul Hasan (132-189 h) i cili kishte mësuar me të tek imam Maliku në Medine. Në Bagdad mori pjesë në shumë halka shkencore. Nuk ndejti shumë dhe shkoi në Mekke.

Pas 11-vitesh u kthye përsëri në Bagdad në kohën e halifes el Emin dhe ndejti dy vjet ku u shoqërua me dijetarët e Bagdadit. Atje para tij mësuan el Hasan b. Zijad el-Lu’lui (204 h), el Kerâbisi (245 h ), Ebu Theur (240 h) dhe ez Za’ferâni (260 h). I lexoi veprat e imam Ebu Hanifes dhe shokëve të tij Ebu Jusufit (113-183 h) dhe Muhamed b. el Hasan (122-189).

Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare të qëndrimit të tij në Bagdad imam Shafiu e përpiloi veprën e njohur të tij “el Huxhxhetu” (argumenti).

Më 197 h. u kthye në Mekke dhe përsëri më 198 h. shkon në Bagdad për së treti ku edhe ndejti disa muaj. Së fundi u kthye në Fistat ku edhe ndejti në Xhaminë ( universitetin ) e Fistatit deri në fund të jetës së tij.

Në Fistat nxënësit e tij egjiptianë el Muzni, el Buvejti, Junus b. Abdul A’la, er Rebi el Xhizi, er Rebi b. Sulejman el Muradi, Abdurrahman b. Abdilah b. Abdil Hakem, etj., i shkruajtën veprat e tij në krye të të cilave:”er Risale”(Mesazhi),” el Ummu”(Nëna), etj, të cilat imam Shafiu u diktonte nxënësve të tij. Ai në Fistat i ka shkruajtur edhe veprat:

”Ahkamul Kur’ani”(Dispozitat e Kur’anit),

”Ihtilâful Ehadith “ (Mospërputhshmëria e Haditheve ),

”Ibtalul Istihsan”(Prishja e të pëlqyerës),

”Xhemmâul Ilmi” ( Mbledhësi i diturisë),

“el Kijasu”(Analogjia),

”er Reddu ala Muhammed b. el Hasan “(Përgjigja Muhammed b. el Hasanit ),

“ Ihtilafu Alijjin ve Abdullah b. Mes’ud”( Mosmarveshja e Aliut dhe Abdullah b. Mes’udit ),

“Mahtulife fihi Ebu Hanife ve Ibnu Ebi Lejla en Ebî Jusuf” (Në çka s’ janë pajtuar Ebu Hanifja dhe Ebu Lejla me Ebu Jusufin),

“Hilâfu Ibni Abbas” (Mospajtimi i Ibni Abbasit),

“ Sejru el Euzaij” (Ecja e Euzaijut ) dhe

“Mesnedu esh Shafiij” (Mesnedi i Shafiut).

Kah fundi i jetës së tij i vdes Hamidja, bashkëshortja e tij dhe martohet me Denanir-en andaluziane e cila ia lindi Ebul Hasanin të cilit i caktoi Fuzin si gjidhënëse nga Andaluzia. Pra ai gjithsejt ka pasur dy djem dhe dy vajza: Ebu Uthman Muhamed, Ebul Hasan, Zejneb dhe Fatime.

Puna e tij shkencore ishte e palodhshme. Ai shkruante pandërprerë dhe lexonte pandalë ndërsa sëmundja filloi ta bllokojë derisa ditën e Xhuma më 29 Rexheb 204 h. i ra lapsi nga dora dhe e vërshoi Rahmeti i pakufijshëm i Allahut xh.sh. Ai vdiq duke lënë një thesar të shtrenjtë shkencor në shkencat islame.

27 Xhemadel Ula 1423 h./04.Gusht.2002

Emin Limani

Artikulli paraprakImam Ahmed ibën Hanbeli
Artikulli vijuesImam Maliku