Imamët e arrestuar: "Nuk duam avokat, na mbron Allahu"

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur sot procesin gjyqësor ndaj 9 personave që akuzohet për rekrutim të njerëzve, të cilët do të përdoreshin më pas si luftëtar në luftën e Sirisë dhe Irakut. Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të akuzuarit kanë dalë sot para trupit gjykues. Mes tyre ishin edhe dy imamët, Bujar Hysa dhe Genc Balla, të cilët nuk kanë pranuar as avokat duke u shprehur se i mbron Allahu.

Më tej ata kanë refuzuar edhe disa prej procedurave standarde që bëhen në një proces gjyqësor si ngritja në këmbë kur gjykatësi të thërret emrin. Mbi këta 9 persona rëndojnë disa akuza, ku më e rënda është ajo për rekrutim të rreth 90 shtetasve shqiptarë, të cilët dërgoheshin në Siri për t’ju bashkuar ISIS.  Më poshtë sjellin shkurtimisht akuzat që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë për ta:
“Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”
“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”
“Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Emrat e të akuzuarve:
Genci Balla
Gert Pashja
Bujar Hysa,
Orion Reçi
Verdi Morava
Zeqir Imeri
Astrit Tola
Edmond Balla
Fadil Muslimani
Arrestimi i këtyre personave u krye rreth një vit më parë.
 
Artikulli paraprakDrashkoviq shokon Serbinë: Vetëm në Sarajevë kemi vrarë 12 mijë civilë, dymijë prej tyre fëmijë
Artikulli vijuesSi FBI-ja krijoi një terrorist! – Pjesa e I-rë.