Milionat e krerëve të shtetit: Nishani fitoi nga qiratë e dyqaneve, Meta nga shitja e apartamenteve, Rama nga pikturat

Ka ndryshuar pasuria e krerëve të shtetit shqiptar sipas deklaratave tashmë të dorëzuara zyrtarisht në shtet.

Nuk ka më të ardhura vetëm nga rrogat por edhe nga transaksionet tregtare, që të tre figurat e shtetit Bujar Nishani, President i Republikës; Edi Rama, kryeministër dhe Ilir Meta, kryetar Kuvndi i kanë bërë vazhdimisht për vitin 2016.

Nishani – Për vitin 2016, kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rreth 10 mijë USD të ardhura nga dhënie me qira e një apartamenti dhe dyqani në Durrës.

Po ashtu, kreu i shtetit deklaron 1 620 USD dhe 4 860 euro dieta për udhëtime në cilësinë e Presidentit, 2 260 238 lekë pagën vjetore si President dhe 102 000 lekë pagë si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nishani thotë se i ka mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti, ndërsa bashkëshortja e tij, Odeta Nishani ka marrë një tjetër kredi për shtëpi dhe mobilim shtëpie.

Zonja Nishani deklaron 1 576 400 lekë pagë si punonjëse në Bankën e Shqipërisë si dhe 990 USD e 2 370 euro dieta udhëtimesh jashtë vendit. Kreu i shtetit deklaron gjithashtu 9 mijë euro pakësim të një depozite bankare, por nga ana tjetër i janë shtuar dy depozita dhe tre llogari të tjera rrjedhëse.

Edi Rama – Shefi i qeverisë Edi Rama, për vitin 2016, deklaron 1 285 665 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike, pra nga shitja e pikturave. Rama deklaron 2 021 748 lekë pagën vjetore si kryeministër, 204 000 lekë honorare dhe një shtesë prej 1 043 896 lekësh në llogarinë bankare.

Në deklarata ama shton se i kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer nga një kredi prej 65 mijë eurosh, me afat dhjetëvjeçar.

Ndërkaq, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama deklaron 78 000 lekë gjendje cash, 3 142 579 lekë të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 814 085 lekë të ardhura nga honorare, 2 069 019 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një apartamenti dhe 2 902 lekë interesa bankare.

Ndërsa djali i kryeministrit, Gregor Rama deklaron një shtesë prej 2 177 lekësh dhe 14 mijë eurosh në llogari bankare, blerjen e një autoveture tip Audi 400 000 lekë dhe 25 000 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.

Ilir Meta – Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, bie në sy shitje e katër apartamenteve banimi nga zonja Monika Kryemadhi. Kjo e fundit deklaron shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 104.74 m2, për 55.503 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 166.2 m2, për 85.088 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 108 m2, për 57 885 euro dhe shitjen e një apartamenti banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro. Apartamenti i fundit është vetëm 50 për qind në pronësi të deputetes Kryemadhi. Po ashtu, gjatë vitit 2016, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka likuiduar një kredi për 155 mijë eurosh për blerje apartamenti.

Ligji i ri

Parlamenti, disa ditë më parë, ka miratuar disa ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndryshimet parashikojnë për herë të parë publikimin on­line të deklaratave të pasurisë të rreth 6 mijë zyrtarëve, duke nisur që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryeprokurori e deri tek zyrtarët e rangjeve më të ulëta, të cilët janë subjekte deklaruese. Në kuadër të rritjes së saktësisë dhe vërtetësisë së deklarimit të pasurive dhe burimit të krijimit të tyre, është parashikuar deklarimi on­line/ elektronik i pasurisë, me disa kufizime sa i takon të dhënave personale.

Shifrat

Pasuria e Presidentit Bujar Nishani

Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.

Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.

Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.

Interesa depozite, 445 560 lekë.

Shtim depozite, 2 505 lekë.

Pakësim depozite, 9 mijë euro.

Paga si President, 2 260 238 lekë.

Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.

Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.

Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.

Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.

Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.

Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.

Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.

I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.

E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama

Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, + 1 043 896 lekë.

Të ardhura nga paga për vitin 2016, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga krijimtaria artistike, 1 285 665 lekë

Honorare të tjera, 204 000 lekë.

Detyrim nga kredia e marrë, shlyer 35 mijë euro, mbetur 30 mijë euro.

Linda Rama, të ardhura personale, ­ 601 699 lekë.

Gjendje cash, + 78 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 3 142 579 lekë.

Të ardhura nga honorare, 814 085 lekë.

Qira apartamenti, 2 069 019 lekë.

Interesa bankare, 2 902 lekë.

Gregor Rama, i biri, llogari bankare, + 2 177 lekë.

Llogari bankare, + 14 831 euro.

Autoveturë tip Audi, 400 000 lekë.

Të ardhura shitja e veprave të artit, 25 000 euro.

Kontratë qiraje me afat dyvjeçar, 432 000 lekë.

Pasuria e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.

Llogari studentore, djali…, 43 727 lekë.

Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.

Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.

Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.

Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.

Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.

Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.

Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë

Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.

Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.

Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.

Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.

/tesheshi.com/

Artikulli paraprakZhvillimi i sektorit energjetik do të sjellë miliarda euro në Kosovë
Artikulli vijuesMisioni “sekret” i Ditmir Bushatit në Shtëpinë e Bardhë