Incident në minierën e bakrit në Pukë, humb jetën një minator

Nga informacionet paraprake mësohet se nga shembjet e dherave dhe masivit shkëmbor që kanë ndodhur brenda galerisë së minierës së Munellës ka humbur jetën minatori 48 vjeçar

 Një minator ka humbur jetën sot në rrethin e Pukës në Shqipëri, pasi një masiv i madh shkëmbi u shemb teksa ai ishte duke punuar në minierën e bakrit e njohur me emrin si miniera e Munellës, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Nga informacionet paraprake mësohet se nga shembjet e dherave dhe masivit shkëmbor që kanë ndodhur brenda galerisë së minierës së Munellës ka humbur jetën minatori 48 vjeçar Gj. Prenga. Ndërkohë që nuk ka persona të tjerë të lënduar nga ky incident.

 

Pas njoftimit për këtë incident në vendngjarje kanë mbërritur forcat policisë dhe ekipet e shpëtimit, por nuk ka qenë e mundur të shpëtohet minatori në fjalë, pas ai është nxjerrë i vdekur nga ambientet e galerisë. Miniera në fjalë mësohet se është dhënë me koncesion, ndërsa një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes që çun në humbjen e jetës së minatorit.

 

Kjo minierë ndodhet 25 km ne jug – lindje të qytetit të Fushe –Arrezit të Rrethit të Pukës. Incidentet në minierë në muajt e fundit kanë qenë të shpeshta në Shqipëri. Shpesh ato ndodhin nga mos respektimi i rregullave të sigurimit teknik, por edhe nga kushtet jo të përshtatshme të punës në miniera/AA

Artikulli paraprakNjë tjetër sulm i armatosur në Kopenhagen, vritet atentatori
Artikulli vijuesProtesta në Bregun Perëndimor për shkak të bllokimit të qytetit palestinez, dy të plagosur