Masakra e Reçakut është një plagë e madhe për popullin shqiptar. Sot kur shënohet ky përvjetor i kësaj dhimbje, nuk mbetet anash që këta dëshmor të jenë në mesin e atyre të përgëzuarëve me Parajsë.
Imami nga Shkupi, Bekir Halimi në një video potencon se ata që janë laik karshi besimit fetar, mendojnë se dënimet e kriminelëve përfundojnë me shkuarjen në burg. Por imami Halimi shprehet se burgu nuk është drejtësi, sidomos për ata që bënë krimin e masakrave të njerëzve.
“Nuk është drejtësi që kriminelët të qëndrojnë në burg duke pas komodit ndërsa i masakruari e i vrari të ketë një lapidar dhe pllakat. Besimtari nuk e mendon gjendjen kështu, vrasësi duhet të merr dënimin e merituar në këtë dynja dhe të kryhet ekzekutimin sikur që ai ka bërë, e pastaj dënimet në varr dhe ditën e Gjykimit në Xhehnem”.
Ndërsa dihet shumë mirë se në Islam çfarë thuhet për dëshmorët, se ata janë banorë të Xhenetit për shkak të sakrificës në mbrojtje të vendit të vet./KohaIslame