Rrjetet sociale janë mbushur me fotografitë e një imami në Stamboll i cili është shumë miqësorë me macet.
Në fakt, fotografitë e Mustafa Efe, imam në xhaminë Aziz Mahmud Hudayi në Stamboll, me të madhe po shpërndahen në rrjetet sociale, ku mund të shihet humanizmi i këtij njeriu.
Ata që e njohin thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për një njeri të urtë dhe të denjë, por edhe për një person që i do shumë macet, shkruan Dayli Sabah.
Imami turk i hapi dyert e xhamisë që macet të hyjnë brenda dhe të shpëtojnë nga i ftohti.
Ai në Facebook kishte shkruar: Mysafirët e xhamisë sonë në xhuma. Surpriza që na priste para xhumasë. Macja ka gjetur zemrën e dhembshurisë dhe mëshirës.