Imami i dashur për macet

Rrjetet sociale janë trazuar nga një mik i dashur për macet, imam në një xhami të Stambollit.

Fotografia e Mustafa Efe, imami i xhamisë Aziz Mahmud Hudayi në qytetin e Uskudarit, është shpërndarë shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

8
Imami është i shquar për mikëpritjen dhe mirësjelljen e tij, por ai është edhe i dalluar për dashurinë për macet, sipas atyre që kanë postuar fotografitë në rrjetet sociale.
Imami ka hapur dyertë e xhamisë, sidomos gjatë kohës së ftohtë, që të futen macet.
Ai edhe vet ka postuar një video ku tregon se si një nënë macë po kujdesej për të vegjlit e saj brenda xhamisë./KohaIslame

7

Artikulli paraprakÇfarë thotë Qendra Rekreative në Holandë për namazin?
Artikulli vijuesKështu duken xhamitë e Tiranës për Xhuma