Guatemalë, guximi i një 6-vjeçari

Një 6-vjecar i tregon policisë se si një bandë e armatosur i masakroi familjen, prindërit dhe dy vëllezërit së bashku me 3 fqinjë, e më pas i hedh dorën në shpinë në formë ngushëllimi së motrës vetëm 3 vjeç.

Ngjarja e tronditëse që po bën xhiron e botës ndodhi në një zonë rurale të Guatemalës dhe dy vogëlushët i shpëtuan mrekullisht reshjeve të plumbave mbi shtëpinë e tyre modeste.

6-vjecari guximtar mundi t’i shpëtonte plumbave dhe të largohej nga skena e krimit për t’u rikthyer më pas të ndihmojë forcat e rendit në zbardhjen e asaj që kishte ndodhur. Në internet qarkullojnë pamjet tronditëse, por më pikëlluesja ishte ajo kur vogëlushi i hedh krahun në shpinë motrës 3-vjeçare dhe largohet.

Sa për motivet e masakrës, hetuesit vendas dyshojnë se bëhet fjalë për cështje pronash. Guatemala është në listën e vendeve më të rrezikshme në botë me kriminalitet galopant dhe në shumë raporte ndërkombëtare, 95 përqind e rasteve, autorët e krimeve nuk ndëshkohen./tch/kohaislame

Artikulli paraprakNATO nuk zvogëlon trupat në Kosovë
Artikulli vijuesPacollit i jepet shansi ta pengojë “privatizimin e keq”