Imami i Xhamisë së Stockholm-it kërcënohet me vdekje

Imami i xhamisë së Stokholm-it, e njohur zyrtarisht si Xhamia e  Zejd  bin Sultan Al Nahjan ka marrë kërcënime me vdekje dhe një pluhur i bardhë është dërguar në qendrën fetare të premten, sipas kreut të Shoqatës Islame të Suedisë (Islamic Association of Sweden (IAS).
 
Kërcënimet me vdekje janë raportuar se janë bërë të premten, vetëm  pak kohë pasi një paketë që përmban pluhur të bardhë u dërgua në xhami e cila gjendet afër Medborgarplatsen në qendër të Stokholm-it.
 
Policia ka marrë disa hapa dhe ne kemi kontakt me ta. Ne shpresojmë se ata do ta ndriçojnë këtë çështje shumë shpejt, tha Omar Mustafa, kryetar i Shoqatës Islame të Suedisë (SNK).
 
Unë nuk mund të shkojë në hollësi, detaje, por ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë  me vdekje që policia e ka marrë seriozisht, tha Omar Mustafa.
 
Xhamia e Stokholm-it ka qenë në shënjestër edhe më parë në një sulm me pluhur të bardhë dhe udhëheqësit muslimanë kanë këshilluar të gjitha xhamitë në vend të jenë shumë vigjilentë. 
 
Xhamia e Stokholm-it, e njohur si xhamia Zejd bin Sulltan, është xhamia më e madhe në kryeqytetin e Suedisë dhe u përurua në vitin 2000. Në xhami kanë mundësi të  falen 2.000  xhematlinj. 
Artikulli paraprakFrancë – 400 të dyshuar për terrorizëm nën ndjekjen e policisë
Artikulli vijues500 rabinë i kërkojnë Izraelit ndalimin e shkatërrimit të shtëpive palestineze