Javën që shkoi opinioni shqiptarë ishte i tronditur me rastin e disa jetimave nga fshati Semenishtë të Shkupit ku aktivistët e shoqatës NUN njoftuan dhe apeluan për kushtet e rënda që kishte kjo familje pa Babë dhe Nënë e që kujdesej gjyshi i sëmurë, pas apelit shumë qytetarë ofruan ndihma për këto jetima, ndërsa sot Imami i xhamisë Isa Beu si përfaqësues i Shoqatës ” NuN ” ishte në familjen e jetimave në Semenishtë ku dhe e finalizuan ndihmën që do t’i ipet këtyre fëmijëve së bashku me gjyshin e tyre, axhën Idris
Vlen të theksohet se shoqata NUN ishte e para që senzibilizoi opinionin rreth këtyreve jetimave, përndryshe shoqata NUN përpos aktiviteteve me ndihma për refugjatët Sirian përkujdeset edhe për ndihma të jetimave në vendin tonë.