Nisin homazhet për 28 viktimat e Rezallës

Mbetjet mortore të 28 viktimave të luftës të fshatit Rezallë, tashmë janë sjellë në vendin ku edhe do të varrosen.

Homazhe po bëjnë familjarë dhe qytetarë të shumtë që sot për adresë kanë pasur Rezallën e Skenderajt.

Mbetjet mortore janë sjellë nga pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Poashtu në këtë ditë shënohet edhe 16 vjetori i masakrës së Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 deri më tani ishin të zhdukur.

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve tre ditë më parë.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Artikulli paraprakTifozi tap në stadium
Artikulli vijuesSulm i armatosur ndaj autobusit të Fenerbahces (Foto)