Inaktiviteti shkakton vdekje sa duhani

Nje studim sugjeron se mungesa e stervitjes shkakton po aq vdekje ne bote sa pirja e duhanit.

Raporti i botuar i cili perkonte edhe me Olimpiaden, vlereson se rreth nje e treta e te rriturve nuk bejne mjaftueshem aktivitet fizik, dhe nga kjo shkaktohen 5.3 milion vdekje ne vit.

Kjo barazohet me rreth nje ne 10 vdekje nga semundje te tilla si semundjet e zemres, diabetit, kancerit te gjirit dhe zorres se trashe.

Hulumtuesit thane se problemi ka arritur ne nje mase te madhe sa tanime duhet te trajtohet si nje pandemi.

Ata thone se trajtimi e tij duhet kerkuar ne nje menyre te re te te menduarit, duke sugjeruar publikun me teper ne paralajmerimin e rreziqeve te pasivitetit sa t’u kujtohen te mirat e te kundertes.

Ekipi i 33 studiuesve te zgjedhur nga qendra ne te gjithe boten gjithashtu thote se qeverite duhet te shohin menyra te te berit aktivitetin fizik me te pershtatshem, te perballueshem dhe te sigurt./tch

Artikulli paraprakPaneta flet për “sulmet nga brenda" në Afganistan
Artikulli vijuesPerdorimi i çajit sipas grupit te gjakut