Paneta flet për “sulmet nga brenda" në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se cilatdo qofshin motivet, armiku është duke i përdorur sulmet për të sjellë përçarje.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta thotë se janë ndërrmarë veprime të efektshme për të ndaluar “sulmet” e brendshme ndaj ushtarëve të NATO-s që kanë minuar besimin mes forcave të koalicionit dhe ushtarëve afganë.

Sekretari Panetta u tha ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel se cilatdo qofshin motivet e këtyre sulmeve, armiku është duke i përdorur ato për të sjellë përçarje mes partnerëve të koalicionit dhe afganasve. Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se NATO mund të zmbrapsë armikun nga realizimi i synimeve të tij vetëm duke përdorur të gjithë aftësinë për t’iu përgjigjur sulmeve.

Më shumë se 52 pjestarë të koalicionit janë vrarë këtë vit nga homologët e tyre afganas. Në një tjetër zhvillim, po sot zoti Panetta tha se komandanti i NATOs- në Afgansitan, gjenerali amerikan John Allen, do të marrë postin e komandantit suprem të koalicionit
.
Ndihmës komandanti i marinës amerikane, gjenerali Joseph Dunford do të zëvendësojë gjeneralin Allen si kreu i forcës së NATOS dhe trupave amerikane në Afganistan, ndërsa trupat luftuese ndërkombëtare përgatiten të përfundojnë tërheqjen nga ky vend brenda vitit 2014.

Artikulli paraprakA ju shendoshe buka?
Artikulli vijuesInaktiviteti shkakton vdekje sa duhani