Më 25 mars,Daçiqi në Kosovë

Mes ministrave të Jashtëm që morën pjesë në takimin e mbajtur sot në Tiranë (SEECP) ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i parë i Kosovës, u vu re mungesa e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, ndërkohë që Serbia përfaqësohej në këtë takim nga diplomatë të tjerë.

I pyetur nga media lidhur me mungesën e ministrit të Jashtëm serb në samitin e organizuar sot në Tiranë, Thaçi mohoi që kjo mungesë e tij të ketë lidhje me prezencën e Kosovës në këtë takim, ndërsa shtoi se Serbia ishte e përfaqësuar gjithsesi nga një delegacion i saj.

Gjithashtu Thaçi bëri të ditur se më datë 25 mars do të ketë një tjetër takim rajonal, ku 6 ministra të Jashtëm të vendeve të rajonit do të mblidhen në Kosovë, midis tyre edhe ministri i Jashtëm serb.
“Pjesëmarrja ose jo pjesëmarrja e ministrit të Serbisë është vendim autonom i Beogradit por me rëndësi është që Qeveria e Serbisë kishte përfaqësinë e vet diplomatike dhe prezantoi opinionet e veta për zhvillimin në Serbi, për zhvillimet në rajon, me një theks të veçantë për angazhimet në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por ajo që është më rëndësi është se më 25 mars, Kosova si shteti më i ri në botë, do të organizojë takimin e 6-të ministrave të Rajonit, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë”, ka thënë më tej Thaçi. kohaislame

Artikulli paraprakSHBA-të e bombarduan Serbinë për interesa gjeostrategjike(Video)
Artikulli vijuesKosova nuk e di se si shfrytëzohen pasuritë e saj!