Imazhe nga dashuria e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ndaj ummetit të vet

Imazhe nga dashuria e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ndaj ummetit të vet

Imazhi i parë:
Transmetohet në “Sahihul-Buhariu” tek hadithi i shefatit madhështor (ndërmjetësimit), nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Në Ditën e Gjykimit bëhen njerëzit turmë dhe shkojnë tek Ademi, alejhi selam, dhe i thonë: Na ndërmjetëso tek Zoti yt! Ai thotë: Nuk e kam këtë mundësi. Mirëpo, drejtohuni tek Ibrahimi, alejhi selam, sepse ai është miku i All-llahut. Shkojnë tek Ibrahimi, alejhi selam, mirëpo Ai thotë: Nuk e kam këtë mundësi. Por, drejtohuni tek Musau, alejhi selam, sepse ai ka folur direkt me All-llahun. Shkojnë tek Musau, alejhi selam, mirëpo Ai thotë: Nuk e kam këtë mundësi. Por, drejtohuni tek Isau, alejhi selam. Shkojnë tek Isau, alejhi selam, mirëpo Ai thotë: Nuk e kam këtë mundësi. Por, drejtohuni tek Muhamedi, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Vijnë tek unë dhe u them atyre: Unë e kam këtë mundësi. Kërkoj leje nga Zoti im që të afrohem tek Ai, dhe më jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do të bijë në sexhde. Dhe do t’më frymëzojë me disa dua më të mira, që tash nuk i di. Më pas më thuhet: O Muhamed, ngrite kokën dhe fol se do të dëgjohesh, bëj lutje se të pranohet, kërko që të bësh ndërmjetësim dhe do të lejohet që të ndërmjetësosh. Në këtë çast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa do të ndërmjetësojë, dal dhe i fus në xhennet ata. Pastaj kthehem dhe kërkoj leje nga Zoti im që të afrohem tek Ai, dhe me jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do të bijë në sexhde. Dhe do t’më frymëzojë me disa dua më të mira, që tash nuk i di. Më pas më thuhet: O Muhamed, ngrite kokën dhe fol se do të dëgjohesh, bëj lutje se të pranohet, kërko që të bësh ndërmjetësim dhe do të lejohet që të ndërmjetësosh. Në këtë çast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa të ndërmjetësojë, dal dhe i fus në xhennet ata. Pastaj kthehem për herë të tretë dhe kërkoj leje nga Zoti im që të afrohem tek Ai, dhe me jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do të bijë në sexhde. Dhe do t’më frymëzojë me disa dua më të mira, që tash nuk i di. Më pas më thuhet: O Muhamed, ngrite kokën dhe fol se do të dëgjohesh, bëj lutje se të pranohet, kërko që të bësh ndërmjetësim dhe do të lejohet që të ndërmjetësosh. Në këtë çast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa do të ndërmjetësojë, dal dhe i fus në xhennet ata.”
Thotë Katade: Këtë herë do t’i nxjerrë njerëzit nga zjarri dhe do t’i fusë në xhennet, derisa mos të mbes askush në zjarr, përveç atë që e ka ndalur Kur’ani. Që dmth, do të mbesë ai që e ka cekur All-llahu në Kur’an se do të jetë përgjithmonë në zjarr.
Pastaj e lexoi fjalën e All-llahut: “Mbase Zoti yt të ngre ty në Gradën e Lartë të premtuar të lavdërimit dhe shkëlqimit.” [El-Isra, 79] Pra, kjo është Grada e Lartë e premtuar e lavdërimit e Pejgamberit tuaj, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Imazhi i dytë:
Një ditë kaloi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pranë xhamisë së Benu Muavijeh, hyri mbrenda dhe i fali dy rekate dhe ne u falëm me të. Bëri dua gjatë, pastaj u kthye kah ne dhe tha: “Jam lutur Zotit tim për tri gjëra, m’i pranoi dy prej tyre kurse ma refuzoi njërën. Jam lutur Zotit që mos t’ma shkatërroj ummetin tim me thatësira dhe ma pranoi. Jam lutur që mos t’ma shkatërroj ummetin tim me vërshim, dhe ma pranoi. Jam lutur Zotit që mos t’i drejtojnë shigjetat mes tyre, këtë ma refuzoi.” [Muslimi]

Imazhi i tretë:
Një ditë lexoi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Fjalën e All-llahut:
“O Zoti im! Vërtet që ata (idhujt) kanë gabuar e humbur shumë nga njerëzit. Por kushdo që më ndjek mua, vërtet që ai është prej meje dhe kushdo që nuk më bindet e nuk më ndjek mua (rrugën time), atëherë Ti je vërtet gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [Ibrahim, 36]
Gjithashtu lexoi: “Në qoftë se Ti i ndëshkon ata, ata janë robët e Tu, dhe nëse Ti i fal, vërtet që Ti, Vetëm Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” [El-Maideh, 118]
Pastaj i ngriti duart lartë dhe tha: “O Zot, ummetin tim, ummetin tim, dhe qau. Në këtë çast thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe pyete se pse po qanë! E Zoti yt e di më mirë. I erdh Xhibrili alejhi selam dhe e pyeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tregoi se çfarë ka thënë, e All-llahu e di më mirë. All-llahu tha: O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe thuaj: Ne do të gëzojmë ty me ummetin tënd dhe nuk do të shqetësojmë.” [Muslimi]

Imazhi i katërt:
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Secili pejgamber ka pasur dua të pranuara, që i bënin. Kurse unë do ta mbajë sekret duanë time, për t’a ruajtur për shefat të ummetit tim në ahiret.” [Buhariu]

Imazhi i pestë:
Një përson bëri mëkat duke e puthur një grua dhe shkoi tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi. Në këtë çast e zbriti All-llahu [subhanehu ve teala] ajetin: “Kryeni edhe faljen (namazin) në (dy) skajet e ditës (agim, drekë dhe pasdite) dhe në orët e para të natës (falja në të ngrysur – Akshami dhe në mbrëmje – Jacia). Me të vërtetë që veprat e mira i largojnë veprat e këqia. Ky është përkujtim (e këshillë) për ata që përkujtojnë (që marrin këshillë e nxjerrin mësim).” [Hud, 114] Përsoni iu drejtua përseri: O i Dërguari i All-llahut, a është kjo veçanti e imja? Iu pëgjigj: “Për të gjithë ummetin tim.” [Buhariu]

Imazhi i gjashtë:
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Sikur mos t’u bënte e rëndë për ummetin tim, do t’i urdhëroja ta përdornin misvakun për secilin namaz.” [Buhariu]
Imazhi i shtatë:
Transmeton Ibën Abbasi [radijallahu anhuma]: Doli një ditë tek ne Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: “Më është mundësuar t’i shoh ummetët e mëherëshme. Pashë një Pejgamber apo dy që kishin më pak se dhjetë pasues. Pashë Pejgamber që nuk ishte me të askush. Derisa pashë një turmë njerëzish. Thashë, kush janë ata, a mos vallë ummeti im?! Më thanë: Ai është populli i Musaut. Pastaj më thanë: Shiko në horizont! Po shoh turmë njerëzish, që kanë mbushur horizontin. Më thuhet: Shiko këtu, shiko atje, në skaje të horizontit! Shoh njerëz që mbushin horzontin. Këtu më thuhet: Ky është ummeti yt. Prej tyre, do të ketë 70 000 mijë që do të hyjnë në xhennet pa dhënë llogari. Njerëzit u larguan dhe nuk e kuptuan se kush do të jenë ata. Filluan të mendojnë Sahabet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe thanë: “Ne, jemi lindur si politeistë, mirëpo më pas i besuam All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. E gjithsesi mendojmë se ata do të jenë pasardhësit tanë. Mori vesh për këtë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Ata janë të cilët as nuk kanë bërë fall, as rukje, mirëpo i janë mbështetur Zotit të tyre. Në këtë çast, u çua Ukashe bin Muhsan dhe tha: A jam unë prej tyre, O i Dërguari i All-llahut! Tha: Po. U ngrit edhe një përson tjetër dhe tha: E unë, a jam prej tyre? Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Ta parapriu Ukasheja. [Buhariu]

Imazhi i tetë:
Transmetohet në hadithin e gjatë të Israsë dhe Miraxhit, ndër të tjera tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “U ngrita derisa arrita në një shkallë ku dëgjova gërvimën e lapsave”. Ka thënë Ibën Hazmi dhe Enes bin Maliku: Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Këtu All-llahu i bëri obligim për ummetin tim pesëdhjetë namaze. Më pas u ktheva derisa kalova pranë Musaut dhe më tha: Çka të ka obliguar All-llahu për ummetin tënd? I thashë: Pesëdhjetë namaze. Më tha: Kthehu të Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundësi ta bëjë këtë. U ktheva dhe (All-llahu) ma hoqi një pjesë. U ktheva tek Musau dhe i thashë së më është hequr një pjesë. Më tha: Kthehu tek Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundësi ta bëjë këtë. U ktheva dhe (All-llahu) ma hoqi një pjesë. U ktheva tek Musau dhe më tha kthehu tek Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundësi ta bëjë këtë. U ktheva përseri tek Zoti dhe më tha: Tashmë i ke vetëm pesë, me vlerë të pesëdhjetave. Nuk ka ndërrim fjale më tek Unë. U ktheva tek Musau dhe më tha: Kthehu tek Zoti yt! I thashë: Më vjen turp prej Zotit tim. Pastaj shkuam Afër Sidreti el-Munteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej së cilës askush nuk mund të kalojë), të cilën e kishin mbuluar ngjyra, që nuk e dijë se çfarë janë. Pastaj kam hyrë në xhennet, aty po shoh litarë prej diamanti dhe dheu ishte nga Misku.” [Buhariu]

Imazhi i nëntë:
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kush është shehid sipas jush? Thanë: O i Dërguari i All-llahut, ai që vritet në rrugë të All-llahut, ai është shehid. Tha Pejgmberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Sipas jush, shehida nga ummeti im do të ketë vetëm pak. Thanë: A ka të tjerë, o Dërguari i All-llahut? Tha: Ai që vritet në rrugë të All-llahut, ai është shehid. Ai që vdes në rrugën e All-llahut, ai është shehid. Ai që vdes nga murtaja, ai është shehid. Ai që vdes nga barku, ai është shehid.” Në një transmetim tjetër thuhet se ka shtuar: “Ai që mbytet në ujë, ai është shehid.” [Muslimi]

Imazhi i dhjetë:
Kur bëhej erë e madhe dhe re të zeza, u shihte shqetësimi në fytyrë të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], levizte andej-këndej. E kur lëshonte shi, u gëzonte dhe u qetësonte. E pyeti për këtë Aishja [radijallahu anha]. Ai tha: “U frikësova se do të jetë dënim i rëndë mbi ummetin tim.” [Muslimi]

Imazhi i njëmbëdhjetë:
Transmetohet nga Abdullah bin Omeri se ka thënë: Kemi qëndruar një natë duke e pritur të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për namazin e jacisë. Doli tek ne pasi që kaloi një e treta e natës apo edhe më vonë. Nuk e dinim, a ishte i zënë me familjen apo ishte vonuar nga diçka tjetër. Atëherë tha: “Ju po prisni një namaz, që nuk e pret këtë namaz dikush tjetër përpos ai që ka këtë fe. Sikur mos të vinte rëndë mbi ummetin tim, do të falësha me ata në këto çaste.” Pastaj e urdhëroi muezinin ta thotë ikametin dhe u fal. [Muslimi]

Islamway.com
Përktheu:
Ankebut.com
10 Mars 2008

Artikulli paraprakShqiptari, emigrimi dhe identiteti i tij
Artikulli vijuesÇelësat e së mirës dhe të së keqes