"Iniciativa vepro" Në sherbim të së mirës

Një intervistë e shkurt më përfatsuesin e “Iniciativa Vepro” Sedat Rashidin Pyetje: Vëlla Sedat Rashidi,jeni përfatsues I “Iniciativës Vepro” Vërtetë jeni mjaftë aktiv në davet,(thirrjes në Islam)qoftë më ligjerata,shprëndarje të literatures Islame dhe shumë aktiviteteve tjera,na trego,nga ju lindi ideja të formohet një iniciativ e tillë,cilat janë aktivitetet e juaja,qka synoni në të ardhmën? Përgjigje : Sedat Rashidi “Iniciativa Vepro” është themeluar para 1 viti e gjysëm. Ishte thjesht një iniciativë e rinisë sonë në Shkup ( për ate edhe fitoj emrin ashtu ) që të mundohemi të veprojmë në mesin e rinisë sonë e cila me keqardhje themë se, dal nga dal ka marrë rrugën e devijimit. Qëllimi ynë ishte që në çarshi të Shkupit të gjejmë një lokal ( kafe bar ) ku më se shumti frekuenton rinia jonë, dhe aty të fillojmë me ligjerata javore. Fillimisht qëllimi ynë ishte t’ua mundësojmë rinisë sonë të ndëgjojnë ligjerata fetare nga hoxhallarë të ndryshëm, por me kohë duke u shtuar numri i djemve të ri të cilët filluan tê na bashkangjiten, e pamë të arsyeshëm që të fillojmë edhe me aktivitete tjera . Vlen të theksohet se vitin e kaluar e organizuam edhe një aktivitet sportiv ( Street Ball ) të cilën falënderojmë Allahun, pastaj edhe sponzorêt, u mirprit nga rinia jonë dhe se tani pas muajit të Ramazanit do ta organizojmë përsëri edhe kêtë vit. Këtë vit kemi pasur disa aktivitete si p.sh shpërndarja e fletushkave me tematika të ndryshme, seminar organizuar për aktivistat e ” Iniciativa Vepro “, para fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit organizuam edhe një tribunë madhështore në çarshi të Shkupit, dhe një sërë aktivitete tjera . Edhe pse realisht nuk miremi me numra, por vlen ta pêrmendi se deri më tani kemi mbi 50 djem aktivista të cilët shumë herë e kanë dëshmuar vetën e tyre se e duan këtë fe. Mundohemi që sa më shumë t’i kultivojmë vlerat islame në mesin e popullatës gjegjësisht në mesin e rinisë sonë, andaj edhe kemi planet tona afat gjate për të cilên me lejen dhe ndihmën e Allahut Fuqiplotë do mundohemi t’i realizojmë në të ardhmen. Pyetje: Vëlla Sedat Rashidi Cili është mesazhi juaj për të rinjët e vëndeve tjera,kudo që e shofin këtë opinjon tuajin,a duhet që të gjithë të fillojmë një rrugë të tillë? Përgjigje: Sedat Rushidi Nëse e don këtë fe, nëse dëshiron të kontribosh me aq sa ke mundësi për këtë fe, dhe me atë ta fitosh kënaqësinë e Allahut s.w.t., duhet të jemi të bashkuar dhe mos t’i lëmê hapësirë Shejtanit të mallkaur të bën vend në zemrat tona. Të gjithë ne duhet pasur parasysh se vetëm të bashkuar mund t’i arrijmë aspiratat tona, e ato janë ta fitojmë kënaqësin e Allahut s.w.t. dhe xhennetin të përgaditur vetëm për të devotshmit . Pyetje Vëlla Sedat Rashidi ju urojmë punë të mbarë duke lutë Zotin që T’ju japë sinqëritet suksese dhe bereqet në aktivitetet e juaja. Faleminderit për intervistën tënd që na informuat sado pak për aktivitetet e juaja. Përgjigje: Sedat Rashidi : Ju falënderoi për pyetjet e juaja, lus Allahun s.w.t. që të u jep shêndet dhe të vazhdoni më tutje me kêto intervista.

Intervistoi: Dardan Sinanaj

Artikulli paraprak10 ndryshimet që do t’ju çojnë drejt suksesit
Artikulli vijues“Furtuna” mediatike Xherdan Shaqiri- Shefqet Krasniqi dhe prerja në besë e mikut…