Kumanovë, shënohet Dita Botërore e Mbulesës

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë shënoi 01 shkurtin, Ditën Botërore të Mbulesës.

Në shesh të qytetit u bë shpërndarja e fletushkave për mbulesën si dhe shumë vajza të reja provuan shaminë për të shënuar këtë ditë. Shamitë iu dhuruan vajzave që e provuan atë. Poashtu, ato u shprehën edhe për ndjenjën e tyre dhe treguan edhe për mbështetjen për gjithë shoqet e tyre me mbulesë.

Përndryshe, ky aktivitet u organizua për herë të parë në qytetin e Kumanovës dhe kishte për qëllim senzibilizimin e shoqërisë dhe vetëdijësimin e tyre për shaminë si e drejtë themelore e secilës grua muslimane, që dëshiron ta vendos atë, si dhe eleminimin e paragjykimeve.

Artikulli paraprakAss.Dr. Shaban Memeti: Virusi Zika, OBSH shpall emergjencën shëndetësore ndërkombëtare
Artikulli vijuesRefugjatët, Rot e përshëndeti angazhimin e Maqedonisë